LIVE UPDATES
Politike

Rama: Integrimi ynë me Italinë, fare i plotë! Të kryejmë detyrat dhe të ulemi në tryezën e BE

Ndërsa për anëtarësimin, Rama tha se duhet të kryejmë detyrat me kujdes, të mbyllim negociatat dhe më pas të ulemi në tryezën e madhe të BE vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe sakrificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë.

13 Nëntor 2025, 20:23 Nga E. D

Rama: Integrimi ynë me Italinë, fare i plotë! Të

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët shqiptarë ndihen europian 100 për qind në territorin italian, nisur nga patentat, futbolli dhe pensionet. I ftuar në emisionin, ‘Real Story’ në ABC News, Rama Rama tha se është çështje kohe që integrimi ynë me Italinë të jetë i plotë.

Ndërsa për anëtarësimin, Rama tha se duhet të kryejmë detyrat me kujdes, të mbyllim negociatat dhe më pas të ulemi në tryezën e madhe të BE vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe sakrificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Kisha një tjeter pyetje për sa i përket procesit te integrimit, të themi zonja Meloni tashmë ka marrë nickname e gruas së fortë të Europës, ja dha këtë presidenti amerikan Trump, zonja Meloni, Polonia, deri diku Hungaria dhe Sllovakia po bëjnë një presion të brendshëm ndaj Bashkimit Europian, gjë që herë pas here tek analistë të caktuar po shton dilemën nësë ky union europian do të arrijë dot të ekzistojë në momentet kur Franca nuk është në ditën e saj më të mirë, megjithse është ne ditën e mirë me ne, dhe problemi ose pyetja është nëse rruga e integrimit vështirësohet sërish edhe për shkak të këtyre tensioneve të brendshme, sa e mundur është ajo që ju e thoni shpesh herë me shaka sa herë takoheni me Melonin që në fund fare mjafton të na ketë Italia në kujdestarinë e saj, pra sa e mundur është që Italia t’i ofrojë Shqipërisë një raport special që t’i bëjë defakto qytetarët shqiptarë të ndjehen europian se paku në territorin Italian?

Edi Rama: Ne e kemi arritur këtë gjë me Italinë

Sokol Balla: Me futbollistet, me pensionistet, me patentat

Edi Rama: Kjo është çështje kohe që integrimi jonë me Italinë në këtë kuptim të jetë i plotë, fare i plotë edhe pse është pothuajse fare i plote, dhe ndërkohë që unë nuk e mendoj fare alternativën e mosekzistencës së Bashkimit Europian sepse në të gjitha rastet Bashkimi Europian mbetet projekti më i jashtëzakonshëm i njeriut politik në historinë e politikës dhe këto janë faza, janë momente që në jetën tonë janë të gjata sepse janë vite por në histori janë fragmente kohe kështu që nëse Bashkimi Europian ka një proces të vetin ku vihen re edhe problematika që krijojnë terrenin për të spekuluar dhe me mundësinë e zhdukjes së tij, keto janë procese që janë kalimtare në këndvështimin tim sepse mënyra se si globalizmi e ka transfomuar botën e bën të pamundur të imagjinosh vendet, shtetet të kthehen mrapsht edhe të zvogëlohen ndërkohë që ajo që Europës i duhet sot është që të krijojë fuqinë e nevojshme për të qëndruar një faktor në një botë ku disa fuqi janë gjithmone e më prezente dhe ku numrat, pesha  në popullsi dhe gjeografi ka një rëndësi themelore për të qëndruar elevant, kështu që fiksimi im është 2027, të kryejmë detyrat me sukses deri në 2027-tën, të mbyllim negociatat teknike, të bëjmë të gjithë luftën politike më pas për t’i kaluar të gjithë parlamentet në atë dy-vjeçarin tjetër dhe pastaj të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian.

Kjo për ne është histori, kjo për ne është diçka vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe saktificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë./Dosja.al

e. d

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë