Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një "lajm të rremë".
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një "teatër" dhe "tymnajë" për të mbuluar skandalet. I ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe ka ngritur dyshime nëse struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshirë në këtë skenar.
Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një "lajm të rremë". Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit.
"Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë. Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.
Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë. I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord," tha Ahmetaj./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar në përfundim të protestës se kjo foltore do t'i jap...
HAGË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga vizita e tij në Hagë ditën e sotme ku u prit nga homologu holandez Dick Schoof. M...
Foto nga protesta TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar protestën e organizuar nga P...
Elda Hoti TIRANA- Gjatë protestës së sotme të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, deputetja Elda Hoti u shpreh krit...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se ligji për barazinë gjinore është...
Belind Këlliçi TIRANA- Deputeti Belind Këlliçi kritikoi sot ata që vënë në pikëpyetje këtë aksio...
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar se i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot foltorja e dytë nuk ka më synim të shpë...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot PD përmes protestave të zhvilluara në 46 jav&eum...
TIRANË- Deputetët e opozitës kanë zhvilluar muajin e kaluar një takim me Drejtorin për Çështjet e Europës Per&e...