Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dhënë përgjigje edhe çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vetëm të verifikojë nëse ka motivim politik në kërkesat e drejtësisë.

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzoi mazhorancën se po shkel Kushtetutën për të mbrojtur ministrat dhe zyrtarët e saj. Bardhi theksoi se vendimi i Kushtetueses i ka dhënë përgjigje edhe çështjes së imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke sqaruar se Kuvendi duhet vetëm të verifikojë nëse ka motivim politik në kërkesat e drejtësisë.
“Sa kohë në sallë nuk është as propozuesi i këtij projektligji dhe as ministri i Arsimit, unë do e shfrytëzojë këtë kohë për t’ju ribërë edhe njëherë thirrje për të kërkuar ndjesë zoti kryetar i Kuvendit, për shkeljen e Kushtetutës. Sot po ju sjell një rast të dytë, duke nënvijëzuar edhe distancimin e plotë të opozitës në Parlament, nga qëndrimi që Kuvendi mbajti në mënyrë antikushtetuese në padinë që kryeministri depozitoi si zyrë avokatie e Ballukut në Kushtetuese.
Qëndrimi i Kuvendit, i padiskutuar në asnjë organ të Kuvendit, unë nuk e di kush e ma miratuar këtë qëndrim të Kuvendit, ka mbajtur një qëndrim që është rrëzuar njëzëri 8 me 0 nga Gjykata Kushtetuese. Dhe qëndrimi juaj zoti kryetar se pezullimi i ministrave është pjesë e imunitetit kushtetues të ministrit, nëse nuk e keni marrë vesh është rrëzuar si qëndrim antikushtetues. Kjo është shkelja e dytë që ne ju evidentojmë sot. Ju zoti Peleshi duhet të gjeni kurajon të kërkoni ndjesë.
Nxirreni Ulsiun nga biblioteka, sepse i ka dhënë përgjigje çështjes së dytë që ka të bëjë me heqjen e imunitetit të Ballukut. I ka dhënë përgjigje në mënyrë shteruese. Ka përcaktuar që imuniteti nuk është privilegj ndaj deputetit të veçantë, prandaj nuk është privilegj i Ballukut. Ulsiu ka lexuar kot, po lodhet por nuk ka gjetur një argument për atë qëndrim pa qëndrim”, tha Bardhi./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se iftari është edhe për ateistët, për të cilët tha se nuk kan&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e sotëm me dronë të Iranit në territorin e Azerbajxhanit. Përmes një po...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Tiranë po punohet për ngritjen e një Muzeu të Artit Islam, i ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme librin e tij më të ri i titulluar “Në Sofrën e...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë nd...
TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur Kryedemokratit Sali Berisha dhe Flamur Nokës, të cilët i th...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe teksa mori fjalën në Kuvend, vuri në dukje ...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka gjatë fjalës së tij në parlament tha...
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, kritikoi ndryshimet e propozuara për pagat e mësuesve, ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për protestën e thirrur nga opozita më 12 mars ...