24 Shtator 2025, 14:21
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Prefekti i Qarkut Tiranë i ka dërguar zyrtarisht Këshillit të Ministrave propozimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Miratimi i shkarkimit pritet që të formalizohet ditën e nesërme, ku dhe do të mbahet mbledhja e qeverisë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
24 Shtator 2025, 14:08
I.A
Anuela Ristani
TIRANË- Takimi i Kryeministrit Edi Rama me nënkryetarët e bashkisë Tiranë dhe Ogerta Manastirliun, nuk ka qen&...
Politike
24 Shtator 2025, 13:38
I.A
Besfort Lamallari dhe Nancy VonHorn
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar detaje nga pas takimit të...
Politike
24 Shtator 2025, 13:29
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkis&...
Politike
24 Shtator 2025, 13:18
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur paraditen e sotme në takim Ogerta Manastirliun dhe nënkryetarët e bashkisë ...
Politike
24 Shtator 2025, 13:05
I.A
SPAK
PEQIN- Prokuroria e Posaçme ka nisur për një tender të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar...
Politike
24 Shtator 2025, 12:26
I.A
Vangjush Dako
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim ditën e sotme. Me anë të një pos...
Politike
24 Shtator 2025, 12:24
I.A
TIRANË- Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, sa i takon çështjes së ...
Politike
24 Shtator 2025, 12:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave, si e vetmja rrugë përballë qeverisë, q&...
Politike
24 Shtator 2025, 11:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar drejtpërdrejt kreun e qeverisë Edi Rama, për lidhje të tij me 14 klane...
Politike
24 Shtator 2025, 11:39
I.A
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti Erald Kapri nga Partia Mundësia ka deklaruar se kryetari i Kuvendit Niko peleshi po iu mohon të drejtë...