Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas vendimit të marrë koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
TIRANË- Këshilli i ministrave ka miratuar sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në fshatin Taç Lartë, bashkia Kolonjë në Korçë, nga shoqëria “Fortis Energy And Construction”, SH.P.K. Sipas vendimit të marrë koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
Më tej në vendim thuhet se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve. Gjithashtu thuhet se kompania ka për detyrë t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare.
VENDIMI
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË FSHATIN TAÇ LARTË, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË, NGA SHOQËRIA “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, nga shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M11821012G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 62MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në fshatin Taç Lartë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FORTIS ENERGY AND CONSTRUCTION”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU*
donald trump HAGË- Presidenti amerikan Donald Trump në konferencën për mediat nga samiti i NATO-s në Hagë ka treguar për...
Fotoja familjare HAGË- 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së s&eu...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dhënë mandatet e deputetëve sot kandidatë...
Arben Ahmetaj TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn. Sipa...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku kome...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku kome...
sali berisha TIRAN Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencë për shtyp ka shpjeguar se përse PD ka denoncua...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në konferencë për shtyp ka publikuar pamje dhe shif...
pamje nga vendngjarja KOSOVË- Pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile në vend kanë protestuar në h...