Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
BRUKSEL- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua mëngjesin e sotëm me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos. Në takimin me zyrtaren e lartë të BE u analizua ritmi i procesit të negocimit, të reformave, rezultateve dhe pritshmëritë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja thekson në një postim se në Komisionin Europian, "Shqipëria veçohet e vlerësohet si vendi ku premtimet dhe angazhimet nuk janë fjalë, por vepra, siç tregon ecuria e zbatimit të Planit të Ri të Rritjes."
"Falë reformave strukturore në fushat e konkurrueshmërisë, zhvillimit të qëndrueshëm, integrimit ekonomik, energjisë dhe digjitalizimit, Komisioni Europian disbursoi së fundmi 100 milion euro për Shqipërinë në kuadër të këtij instrumenti", shkruan Spiropali.
Kos dhe Spiropali u ndalën te "Muri i Zgjerimit" në zyrën e Komisioneres ku reflektohet progresi i vendeve drejt procesit të negociatave të anëtarësimit, dhe ku Komisionerja Kos thotë se një shtet dallon për suksesin mbresëlënës, Shqipëria.
"Siç mund ta shihni këtu, një nga vendet më të suksesshme në grupin e zgjerimit është Shqipëria me pothuajse të gjithë grupkapitujt e hapur, pa një të fundit. Me ndihmën tuaj Zonja Ministre, shpresojmë se do ta ndryshojmë këtë ngjyrë (të grupkapitullit të fundit), nga e kuqe në të verdhë në muajin Nëntor".
Gjatë takimit me Spiropalin Komisionerja theksoi se "ne mirëpresim dhe mbështesim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit brenda 2027". Komisionerja Kos përgëzoi Shqipërinë për rezultatet e arrira në kuadër të Growth Planit, duke dhënë një shembull pozitiv në rajon.
Në deklaratën përpara "Murit të Zgjerimit", Spiropali tha se progresi i Shqipërisë pasqyron vokacionin e popullit shqiptar si populli më pro-BE-së në rajon dhe ndoshta në Evropë.
Ministrja Sipropali siguroi se Shqipëria e konsideron zgjerimin si një proces të bazuar në meritë dhe të nxitur nga reformat. Ministrja siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur standardet, pasi “ne e kuptojmë se ky nuk është një proces burokratik, por më tepër një proces transformues”.
“Shqipëria është një vend evropian dhe ka qenë atje që nga fillimi i kohës dhe tani është gati të qëndrojë me Evropën brenda Unionit”, tha Spiropali./ Dosja.al
Jozefina Topalli TIRANË- Deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të rënda ndaj drejtuesit të Kuvendit, duke prete...
Blendi Klosi TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar...
Damian Gjiknuri TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se fokusi i parë i k&...
Tomorr Alizoti TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësin&eum...
Agron Gjekmarkaj TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i kërkoi kr...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pati një debat të ashpër me kryetarin e ...
Ulsi Manja TIRANË- Një debat ka nisur në seancën e sotme në plenare mes deputetit Ulsi Manja dhe kryedemokratit Sali Berisha....
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejt&...
Sali Berisha TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë....
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ra...