LIVE UPDATES
Aktualitet

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi parkun fotovoltaik në bashkinë e Shkrelit

Të dhënat e ankandeve, ofertat identike me çmimet dysheme dhe përputhjet e dyshimta mes datave të themelimit të kompanive dhe shpalljes së procedurave sugjerojnë një proces që kërkon verifikim të thelluar.

12 Janar 2026, 17:09 Nga E.d
Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi
Foto ilustruse

Një seri procedurash të zhvilluara nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor publik për ndërtimin e parqeve fotovoltaike ka ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, konkurrencën dhe mënyrën e përzgjedhjes së fituesve.

Të dhënat e ankandeve, ofertat identike me çmimet dysheme dhe përputhjet e dyshimta mes datave të themelimit të kompanive dhe shpalljes së procedurave sugjerojnë një proces që kërkon verifikim të thelluar. Bashkia e Vau-Dejës nën drejtimin e  Kristjan Shkrelit, më 22 dhjetor 2025, ka hapur procedurën për të dhënë me qira për 10 vjet, nëpërmjet ankandit, lotin e parë të një sipërfaqeje të konsiderueshme në fshatin Mnel, “për park fotovoltaik”.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Sipas Udhëzimit nr. 1, datë 9.6.2016, “Për rregullat, procedurat e kërkimit, të shqyrtimit dhe të miratimit të kërkesave për dhënie në përdorim të Fondit Pyjor dhe Kullosor Publik”, në objektin e ankandit sqarohet se kjo procedurë është e ndarë në 5 lote. Qëllimi i përdorimit është dhënin e përkohshme  të sipërfaqes “kullotë”, “për park fotovoltaik (stacione, objekte përkatëse etj.)”.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Bashkia ka vendosur një çmim dysheme prej 7 508 280,00 lekësh, dhe pikërisht subjekti “Ene Sun Park Albania” sh.p.k. ka dhënë ofertën fiks 7 508 280,00 lekë, asnjë qindarkë më pak apo më shumë. Rastësi apo marrëveshje – kjo mbetet për t’u verifikuar.

Edhe loti i pestë, i hapur po në të njëjtën ditë me lotët e tjerë nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor publik, rezulton me të njëjtin skenar. Por edhe këtë herë, kompania “Euro Sun Park Albania” sh.p.k. ka “goditur në shenjë”, duke marrë kontratën pikërisht me çmimin dysheme: 6 952 920,00 lekë për 10 vjet.
Ky ankand është sinjalizuar me “flamur të kuq – mungesë konkurrence” nga Open Data Albania.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Një tjetër element që ngre dyshime të forta për paracaktim ankandi është fakti se kompania “Euro Sun Park Albania” sh.p.k. është themeluar pikërisht më 22 dhjetor 2025, në të njëjtën ditë kur Autoriteti prokurues ka çelur ankandi: kompania hapet, përgatit dokumentacionin dhe shpallet menjëherë fituese.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Pra një numër i konsiderueshëm dokumentash ky subjekt i ka siguruar në kohë rekord që për një subjket tjetër do të ishte i vështirë deri në i pamundur.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Një detaj që mbetet i mbuluar nga hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si janë administruar këto procedura. Loti i tretë, i shpallur po nga Bashkia e Vau-Dejës, i hapur më 22.12.2025 dhe i mbyllur në më pak se 8 ditë, është fituar nga “The Valley Green Solar” sh.p.k.

Kompania u themelua ditën e ankandit dhe doli fituese: Hije dyshimi mbi

Kjo garë është identifikuar me “flamur të kuq – mungesë konkurrence”, pasi kompania ka qenë e vetme në garë. Kjo shoqëri ka si aksioner Fatos Sinaj.

Por emri i Sinajt nuk është i panjohur. Kompania e Baki dhe Fatos Sinajt është një nga subjektet e kontraktuara nga Bankers për kryerjen e shërbimeve të transportit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Fierit dhe një raporti auditimi, Bankers ka bashkëpunuar me firmën Q. Sinaj me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH-së dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Q. Sinaj 2.4 milionë euro./PiranjatNews

bashkia e vau-dejës parku fotovoltaik bashkia e shkrelit


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës