19 Korrik 2023, 14:21
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se projektin e inceneratorëve në Tiranë e ka bërë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt. Berisha tha Veliaj është nismëtari, që e kaloi projektin nga prokurim publik në koncesion.
Më tej, kreu i PD tha se në 6 vite për inceneratorin e Tiranës janë shpenzuar 110 milionë euro.
DEKLARATA E BERISHËS:
A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente? Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive në këtë problem.
Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave? Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit.
Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Ahmetaj është në tavë me këtë. Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes.
Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës. Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes.
Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë. Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.
sali berisha berisha 19 korrik 2023
Politike
19 Korrik 2023, 14:13
A.B
Duke përdorur një klauzolë të rregullores së Kuvendit, ¼ e anëtarëve të komisionit kërkuan mbledhjen e Kom...
Politike
19 Korrik 2023, 14:06
A.B
Keshilli
TIRANË- 'Bindni me besueshmëri njerëzit, jo BE-në'-ky ishte mesazhi i ambasadores në largim e BE-së në Tiran&eu...
Politike
19 Korrik 2023, 14:01
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama, që është edhe koka e aferës së incene...
Politike
19 Korrik 2023, 13:57
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Në mbledhjen ...
Politike
19 Korrik 2023, 13:50
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me k...
Politike
19 Korrik 2023, 13:49
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek debati për mandatin e kreut të Akademisë së Shkencav...
Politike
19 Korrik 2023, 13:22
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi për k...
Politike
19 Korrik 2023, 13:23
k.m.
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja për miratimin e projektligjit për mandatin e Skënder Gjinushit &e...
Politike
19 Korrik 2023, 13:19
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka komentuar vendimin e studentëve të mjekësisë që do të bojkotoj...
Politike
19 Korrik 2023, 13:17
Berisha: Ujë duhet të pini sa më shumë...