6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Bardhi ka deklaruar se nuk është hedhur në votim kërkesa e PD-së për mocion.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesën e PD-së për interpelancën urgjente me kryeministrin lidhur me fondet e IPARD. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Bardhi ka deklaruar se nuk është hedhur në votim kërkesa e PD-së për mocion.
"Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën. Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës.
Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera. Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat. Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni ne i kemi dokumentet. Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim. Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin," tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate mes maxhorancës dhe opozitës ditën e sotme. Që në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në homazhet që po mbahen në nderim të gjyqtarit...
SPAK TIRANË- Dy prokurorë të tjerë kanë dorëzuar ditën e sotme aplikimet e tyre për kryetar të Prokuroris...
Ermal Hasimja TIRANA- Pedagogu Ermal Hasmija ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut t...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje mbi përgatitjet p&eum...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me zg...
Agron Shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, ka dhënë për herë të parë një intervistë...
Amarildo Hoxha CËRRIK- Partia Demokratike ka zyrtarizuar emri e kandidatit të opozitës për Cërrikun, e cila është nj&eu...
Eric Adams VLORË- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbërritur ditën e sotme në Vlorë, për një v...