LIVE UPDATES
Politike

“Konflikt kompetencash/ BIRN: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

Në mbledhjen e parë të komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të bëhen në mbledhje të përbashkëta me komisionin “Xhafaj”.

30 Shtator 2025, 18:52 Nga E. D
“Konflikt kompetencash/ BIRN: Opozita e shqetësuar për dublimin
foto ilustruese

TIRANË- Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter të përhershëm i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj”.

Por puna e këtij komisioni ka ngritur shqetësime për një ‘konflikt kompetencash’ me Komisionin për Çështjet Ligjore. Në mbledhjen e parë të komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të bëhen në mbledhje të përbashkëta me komisionin “Xhafaj”.

“Që mos t’i thërrasim dy herë për të raportuar për të njëjtën gjë,” u justifikua Manja.

Por kur deputetë të opozitës e pyetën se kush do të drejtojë mbledhjet, Manja u përgjigj me pyetjet retorike “si kush do ta drejtojë?” dhe vetëm pasi u konsultua me formulimet përkatëse në rregulloren e Kuvendit, arsyetoi se “komisioni më i përafërt është komisioni i Ligjeve kështu që kryetari i komisionit të Ligjeve do ta drejtojë”.

Komisioni “Xhafaj” ka të pëshkruar në objektin e punës: “monitorimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit…”.

Sipas Manjës, komisioni i ri bën mbikqyrjen e zbatimit të rezolutave ndaj do të bëhet pjesë e raportimeve dhe “kërkon mirëkuptim derisa sa të krijohet praktika parlamentare…”

Por vendosja e kësaj praktike u kundërshtua nga deputetë të opozitës si një mbivendosje kompetencash mes komisioneve.

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se kjo është një detyrë e mirëpërcaktuar në rregullore për komisionin e Ligjeve.

“Kanë krijuar një konfikt,” arsyetoi Bylykbashi për BIRN pas mbarimit të mbledhjes, ndërsa sugjeroi se përfshirja e komisionit “Xhafaj’ në këtë proces lidhej me qëllimet e fshehta të qeverisë për të cënuar organet e drejtësisë.

“Që kur u krijua si komision i posaçëm u kontestua se kishte qëllime të tilla dhe ndaj opozita e bojkotoi, por tani është bërë komision i përhershëm dhe futja në një proces që lidhet me raportimet të organeve të drejtësisë projekton dritë-hijet e këtyre synimeve nesër mbi këto institucione,” shtoi Bylykbashi.

Sipas kalendarit të miratuar të martën, raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të mbahen në seanca maratonë nga data 7 deri më 14 tetor, ndërsa procesi duhej të ishte përmbyllur ligjërisht brenda qershorit në legjislaturën e kaluar.

Vitin që shkoi, qeveria tentoi të replikojë një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga Xhafaj, i cili u ngrit mbi një rezulotë të inicuar nga kryeministri Edi Rama dhe të miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

Por, puna e tij fut në krizë që në nisjen e punës së tij kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë pranë komisionit dhe ndërsa u bojkotua nga opozita. Pasi shpenzoi disa muaj duke organizuar tryeza me shoqërinë civile dhe akademikë, komisioni e mbylli punën në korrik pa ndonjë produkt real. Në sezonin e ri parlamentar, komisioni i posaçëm do të operojë si një komision i përhershëm./BIRN

opozita

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës