30 Shtator 2025, 14:12
Nga I.A

TIRANË- Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.
“Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor,” thuhet në letrën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Kërkesa e qeverisë për datë zgjedhjesh vjen një ditë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi nga qelia në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, ankimi i Veliajt pezullon vendimin e qeverisë për shkarkim deri në një vendim të Gjykatës.
Bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit kanë mbetur pa kryetarë që prej pranverës, për shkak të kandidimit të tyre në listën e deputetëve të Partisë Socialiste. Shpallja e zgjedhjeve në këto bashki zvarritet prej muash, pavarësisht se ligji parashikon si afat maksimal 45 ditë pas njoftimit të ndërprerjes së mandatit.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen më 10 shtator, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Hasalla e la vendin vakant për t’u bërë ministër.
Shkresa e qeverisë ia lë në dorë Presidentit Bajram Begaj vendimmarrjen për shpalljen e zgjedhjeve, qoftë në të gjashta bashkitë, qoftë në disa prej tyre. Megjithatë, ndërsa për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera nuk duket të ketë pengesa, ato për Tiranën – më të rëndësishmet – do të duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni, ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u nis procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak. Veliaj i ka kundërshtuar akuzat dhe po ashtu ka kundërshtuar vendimin për shkarkim si antikushtetues./Reporter.al
erion veliaj engjëll agaçi
Politike
30 Shtator 2025, 13:51
I.A
Ilva Gjuzi
TIRANË- Deputetja socialiste Ilva Gjuzi ka marrë vëmendjen e politikës ditën e sotme teksa ndodhej në Komisio...
Politike
30 Shtator 2025, 12:47
I.A
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashk...
Politike
30 Shtator 2025, 12:41
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Bajram Begaj do t...
Politike
30 Shtator 2025, 12:30
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po k&e...
Politike
30 Shtator 2025, 11:58
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka refuzuar që të flas për ankimimin e shkarkimit të Veli...
Politike
30 Shtator 2025, 11:44
I.A
Begaj dhe Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtim...
Politike
30 Shtator 2025, 11:29
I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurin&e...
Politike
30 Shtator 2025, 11:21
E.d
Taulant Balla
TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e maxhorancës që nuk pranoi 2 ...
Politike
30 Shtator 2025, 11:04
I.A
Yuri Kim
SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një punë të re pasi u shkarkua nga Departamenti amerikan ...
Politike
30 Shtator 2025, 10:39
I.A
Konferenca e Kryetareve
TIRANË- Kërkesat e Partisë Demokratike për dy mocione me debat në kuvend, janë rrëzuar dit&...