LIVE UPDATES
Politike

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së/ Gërvalla: Beogradi nuk ka ndryshuar, por i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë...

Ministrja e Jashtme në detyrë Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë po përkeqësohet dhe serbët po e paguajnë çmimin.

8 Prill 2025, 22:50 Nga E. D
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit
foto ilustruese

KOSOVË- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku të martën vonë u diskutua për raportin gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për misionin e OKB-së në Kosovë.

Ministrja e Jashtme në detyrë Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se ajo po i vazhdon përpjekjet për ta destabilizuar demokracinë e Kosovës, jo vetëm përmes retorikës, por përmes veprimeve konkrete dhe të dhunshme që e rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, u ankua se gjendja e serbëve në Kosovë po përkeqësohet dhe serbët po e paguajnë çmimin.

Gërvalla tha se “në shtator 2023 Kosova ishte cak i një inkursioni të armatosur nga një grup paramilitar të mbështetur nga Serbia dhe të udhëhequr nga Millan Radoiçiq”.

“Banjska ishte akt paramilitar nga një shtet në një shtet tjetër, Ibër-Lepenci ishte sulm i gradës ushtarake nga një shtet në infrastrukturën kritike të një shteti tjetër”, tha Gërvalla.

Një polic u vra dhe tre sulmues në shtator të vitit 2023 kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit – e mori përgjegjësinë për sulmin.

Kosova e akuzon Serbinë se qëndron prapa sulmit në Banjskë dhe pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e ujit në veri në fund të vitit 2024. Serbia i ka mohuar akuzat.

Gërvalla kërkoi përsëri që Serbia ta ekstradojë Radoiçiqin, ndaj të cilit autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë.

Ndërkohë, Gjuriq tha se nuk është në gjendje t’i “listojë të gjitha veprimet e njëanshme nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti".

“Në muajt e fundit Prishtina i ka përshkallëzuar fushatën për t’i shpërbërë sistematikisht institucionet serbe në gjithë ‘Kosovën dhe Metohin’. Këto nuk janë gjeste simbolike, ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për njerëzit. Pagat, pensionet dhe ndihma sociale për mijëra familje serbe janë ndërprerë. Mjetet për mbijetesë për shumë bashkatdhetarë tanë janë vënë në rrezik”, tha Gjuriq.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t'iu japë paga.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër, e të ngjashme.

Gjuriq pretendoi se serbët janë duke ikur nga Kosova dhe se sulmet ndaj tyre kanë shënuar rritje, pa dhënë ndonjë provë.

“Prej se Kurti erdhi në pushtet, 20 për qind e serbëve kanë ikur nga Kosova. Sulmet ndaj serbëve janë rritur për 15 për qind. Mos të harrojmë se më shumë se 200.000 serbë janë zhvendosur nga viti 1999 dhe vetëm 2 për qind janë rikthyer”, tha ai.

Kryediplomati kërkoi gjithashtu që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si zgjidhje për telashet e serbëve në Kosovë.

“Kur do të themelohet Asociacioni i komunave me shumë serbe? Veprimet e Kurtit tregojnë qartë se nuk ka vullnet për këtë”, tha ai.

Ai shtoi se “dialogu mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, por ai duhet të ndërtohet mbi besim”.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, John Kelley, tha se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë për uljen e tensioneve, të përmbahen nga masa që përshkallëzojnë situatën dhe të ndërtojnë paqe e stabilitet mes tyre dhe në rajonin më të gjerë, si themel për një të ardhme më të begatë.

“Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, tha Kelly.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Amerika dhe komuniteti ndërkombëtar janë më të sigurt kur vendet i zgjidhin konfliktet në mënyrë paqësore dhe më të begatë kur krijojnë klimë për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare", nënvizoi ai.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Sllovenisë tha se, sipas raporteve, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse kanë ndodhur disa incidente serioze.

Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse — një hap pozitiv drejt forcimit të demokracisë në vend. Po ashtu, mirëpriti bisedimet e fundit mes zyrtarëve të BE-së dhe liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se viti 2025 duhet të jetë një fillim i ri për dialogun Kosovë–Serbi, duke u bërë thirrje udhëheqësve që të angazhohen në dialog konstruktiv, të krijojnë besim të ndërsjellë dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.

Sllovenia kërkoi shmangie të veprimeve të njëanshme dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës.

Sllovenia dënoi fuqishëm sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor dhe atë në Banjskë në shtator 2023, duke kërkuar përgjegjësi për autorët.

Gjatë prezantimit të raportit gjashtëmujor, që mbulon periudhën nga shtator 2024 – mars 2025, administratorja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se Kosova mbajti zgjedhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse më 9 shkurt dhe se ajo pret me padurim formimin në kohë të qeverisë së re, duke njohur se kjo mund të kërkojë negociata komplekse.

“Pasi të jetë formuar, është thelbësore që të merren hapa konkretë për të vënë në prioritet mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe avancimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Ziadeh.

Ajo shtoi se në mars e vizitoi veriun e Kosovës, ku përfaqësues të shoqërisë civile, udhëheqës politikë dhe të tjerë kanë theksuar mungesën e vazhdueshme të besimit, veçanërisht ndaj institucioneve, duke ndarë gjithashtu shqetësime për të ardhmen, duke pasur parasysh kontekstin aktual politik dhe zhvillimet në rajon dhe më gjerë.

“Megjithatë, ata nuk e panë asnjë alternativë tjetër përveç dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe theksuan nevojën që serbët e Kosovës të rikthejnë ndjenjën e përfaqësimit përmes një sistemi të vetëmenaxhimit brenda Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, theksoi ajo.

Ajo e dënoi sulmin në Ibër-Lepenc dhe përsëriti thirrjen e saj për një hetim gjithëpërfshirës dhe transparent për të identifikuar dhe nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.

“I bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të veprojnë me përgjegjësi, të shmangin përshkallëzimin dhe të bashkëpunojnë për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, nënvizoi ajo.

Ziadeh gjithashtu përsëriti rëndësinë e garantimit të përgjegjësisë për “incidentin serioz të sigurisë” në Banjskë, përmes procedurave të drejta dhe të pavarura gjyqësore.

“Ky rast, së bashku me sulmin në Ibër-Lepenc, theksojnë nevojën për angazhim efektiv përmes mekanizmave të ndihmës së ndërsjellë juridike për të mbështetur hetimet dhe ndjekjet penale që janë në vazhdim”, përfundoi ajo.

Gërvalla dhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në OKB kërkuan sërish që të përfundojë mandati i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Gërvalla i bëri thirrje UNMIK-ut që ta trajtojë realitetin në terren pa paqartësi të shtrembëruara.

“Gjuha ka rëndësi, zonja dhe zotërinj. Mënyra se si i përshkruajmë këto akte do të përcaktojë nëse do të mbizotërojë ndëshkimi apo pandëshkueshmëria, nëse agresioni do të inkurajohet apo do të përballët.”

Ajo shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit.

“Megjithatë, paqja nuk është ruajtur kurrë duke toleruar agresionin. Ajo është ruajtur gjithmonë duke e përballuar drejtpërdrejt”, shtoi ajo.

Përfaqësuesi amerikan tha se SHBA-ja i njeh përpjekjet e mëparshme të UNMIK-ut në Kosovë për nxitjen e dialogut dhe reformën ligjore, por shtoi se ka ardhur koha për reduktimin e pranisë së UNMIK-ut.

Ai rekomandoi që UNMIK të fillojë transferimin e funksioneve të saj tek agjencitë e tjera të OKB-së në terren që janë më të përshtatshme për këtë punë, në mënyrë që procesi drejt mbylljes përfundimtare të misionit të jetë i qëllimshëm dhe gradual, e jo i papritur.

UNMIK, tha ai, është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me 81% të buxhetit të tij që shkon për paga të stafit.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të zhdukur shpenzimet e panevojshme në organizatat ndërkombëtar”, tha ai.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës. UNMIK-u, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar më herët që misioni i UNMIK-ut të reformohet dhe të mbetet vetëm si zyrë përfaqësuese e OKB-së në Kosovë./REL

kosove serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje