LIVE UPDATES
Politike

 “Kosova është zemra e Serbisë”/ Nga gjenocidi te Kosova çfarë shkruhet në grafitet e reja në qendër të Beogradit

Ky slogan nacionalist, që mohon pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, zëvendësoi një grafit që mohonte gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

28 Maj 2026, 21:38 Nga E.d
 “Kosova është zemra e Serbisë”/ Nga gjenocidi
Grafit në Beograd

Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë.

Ky slogan nacionalist, që mohon pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, zëvendësoi një grafit që mohonte gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Ky i fundit ndodhej aty që nga qershori i vitit 2024 dhe si autor ishte nënshkruar grupi ultradjathtist “Patrulla Popullore”.

Aktivistët e organizatës joqeveritare “KROKODIL” e kanë fshirë disa herë atë grafit, por mesazhet nacionaliste kanë vazhduar të rikthehen.

“Ata i bëjnë këto grafite me qëllim që të përhapin propagandë, frikë, urrejtje, nacionalizëm e gjëra të ngjashme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Filip Jovanoviq, aktivist që ka marrë pjesë në rreth njëzet aksione të lyerjes.

Pas aksionit të fundit të aktivistëve, në fasadë u shfaq mesazhi për Kosovën, por, kësaj radhe, asnjë organizatë nuk u nënshkrua si autor.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga Administrata e Qytetit të Beogradit, as nga Inspektorati Komunal i Komunës Qyteti i Vjetër, në territorin e së cilës është shkruar grafiti.

Çfarë thonë qytetarët?

Marko, një 26-vjeçar nga Beogradi, thotë se nuk sheh diçka të pakëndshme në grafitet si ai që ndodhet aktualisht në fasadën e dyqanit “Beograd” në qendër të qytetit.

“Është historia jonë dhe turistët që ecin nëpër qendër të qytetit, duhet ta shohin. Mendoj se duhet të ketë më shumë murale të tilla”, thotë ai.

Lubica, 43 vjeç, po ashtu nga Beogradi, beson se mesazhet e tilla nuk kanë vend në qendër të qytetit.

“Në fund të fundit, kjo është qendra e qytetit dhe do të ishte më mirë nëse nuk do të kishte grafite. Nëse do të duhej të kishte diçka, atëherë do të ishte mirë nëse do të lidhej me folklorin tonë, siç është, për shembull, modeli nga qilimi i Pirotit”, thotë ai. 

Edhe pse gjendet në një zonë të frekuentuar këmbësorësh, grafiti nuk i ka rënë në sy Nenadit.

“Nuk e kam parë fare atë grafit derisa ma treguat ju. Nuk kam asgjë kundër politikës shtetërore, por mendoj se do të ishte më bukur sikur të ishte, thjesht, një mur i bardhë”, thotë ai.

Nga Administrata e Qytetit dhe Inspektorati Komunal i Qytetit të Vjetër nuk janë përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se përse grafiti që mohon pavarësinë e Kosovës, nuk është fshirë.

Slogani “Kosova është zemra e Serbisë” u përhap në fund të viteve ’80, gjatë rritjes së nacionalizmit serb, dhe u përdor gjerësisht edhe gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Ai u përdor nga politikanë, organizata, grupe tifozësh dhe pjesë të Kishës Ortodokse Serbe. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia ende nuk e njeh, slogani u rikthye sërish në përdorim.

Tel me gjemba për aktivistët

Aktivistët e “KROKODIL”-it kanë hequr disa herë nga fasada e ish-qendrës tregtare “Beograd” grafitin me mesazhin në anglisht: “I vetmi gjenocid në Ballkan ka qenë ndaj serbëve”.

Ky mesazh u shfaq për herë të parë në fillim të qershorit 2024 dhe si autor u nënshkrua grupi i paregjistruar ultradjathtist “Patrulla Popullore”, i njohur për lidhje me grupe të afërta me Rusinë dhe për veprime kundër migrantëve.

Grafiti u shfaq vetëm pak ditë pasi në Kombet e Bashkuara u miratua rezoluta që shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiqit, vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

“Herën e fundit kur ishim aty [më 11 prill], sipërfaqja ishte lyer me vaj dhe ishin vendosur copa teli me gjemba, që dikush të rrëshqiste dhe të lëndohej. Duhej të punonim me shumë kujdes”, thotë Jovanoviç.

Ky student 23-vjeçar i Psikologjisë jeton në Valevë  rreth 100 kilometra në jugperëndim të Beogradit. Në Beograd shkon sa herë që “KROKODIL” organizon aksione për heqjen e grafiteve dhe thotë se, deri tani, ka marrë pjesë në rreth njëzet të tilla.

Edhe pse mesazhet nacionaliste rikthehen shpejt në mure, ai thotë se nuk e humb motivimin.

“Secili prej nesh duhet t’i lajë dhëmbët çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. E njëjta gjë është edhe me atë që bëjmë ne - është një lloj mirëmbajtjeje e rregullt e higjienës së qytetit”, thotë Jovanoviç.

Kërcënime me rikthimin e ushtrisë në Kosovë

Aktivistët e “KROKODIL”-it po i kthejnë fasadat në gjendjen e tyre origjinale me ngjyrë të bardhë, duke i mbuluar parullat shoviniste të shkruara në mure.

Rreth njëqind metra larg grafitit “Kosova është zemra e Serbisë”, në rrugën “Sremska”, aktivistët mbuluan në mes të majit edhe grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Policia dhe ushtria e Serbisë u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën u ndalën bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, të cilat nisën për shkak të krimeve të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Ky slogan nacionalist është shkruar në shumë vende në Serbi dhe është hequr edhe më herët nga aktivistët civilë, të cilët thonë se ai nxit jotolerancë dhe thirrje për konflikt.

Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur në gjithë Serbinë edhe më shumë se tre vjet më parë. 

Për ditë me radhë, persona të panjohur i kanë shkruar në fasada publike dhe private, si dhe në muret mbajtëse përgjatë autostradave.

Muralet nuk janë të nënshkruar, por një portal i lidhur me tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” ka pohuar se ata e kanë vendosur këtë varg në disa lokacione në Beograd.

Jovanoviç thotë se grafitet nacionaliste rikthehen shpejt, sepse, sipas tij, shkrimi i tyre mbështetet nga pushteti.

“Ata që i shkruajnë, kanë mbrojtje nga policia, në kuptimin që nuk ndëshkohen edhe kur i vendosin në mes të ditës, edhe pse është e paligjshme”, thotë ai.

Përfaqësues të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, përfshirë kryetarin e saj dhe ish-kryeministrin Millosh Vuçeviq, kanë kritikuar aktivistët që i heqin këto grafite, duke i akuzuar se “urrejnë gjithçka që është serbe”.

Çfarë thotë ligji?

Për vizatimin e muraleve në ndërtesa banimi kërkohet pëlqimi i banorëve që jetojnë aty, e nëse objekti është nën mbrojtje, nevojitet edhe miratimi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore.

Të dhëna publike për ndonjë person të ndëshkuar për shkrimin e këtyre grafiteve, nuk ka. Komuna e Beogradit nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për numrin e kallëzimeve kundër personave që kanë vendosur grafite nacionaliste në pesë vjetët e fundit.

Nga ana tjetër, policia komunale ka nisur disa procedura kundër aktivistëve të “KROKODIL”-it dhe organizatave të shoqërisë civile, që, duke i mbuluar grafitet, i kanë kthyer muret në gjendjen e mëparshme.

Megjithatë, Gjykata për Kundërvajtje në Beograd ka shqiptuar disa vendime lirimi për aktivistët, duke vlerësuar se nuk është provuar që ata kanë kryer kundërvajtje.

Një gjobë prej 25 eurosh ka paguar aktivisti opozitar dhe mësuesi Dejan Petroviq nga Nishi, pasi ka mbuluar muralin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që ndodhej në oborrin e shkollës ku ai punon.

“Disa mendojnë se jemi shërbim komunal”

Jovanoviç thotë se që nga momenti kur është përfshirë në këto aksione, nuk ka marrë asnjë kallëzim nga policia komunale.

“Ka ndodhur disa herë që përfaqësues të policisë komunale na kanë përgëzuar për heqjen e grafiteve. Kjo është mjaft e pazakontë”, thotë ai.

Aktivitetet e pastrimit organizohen kryesisht gjatë ditës, ndërsa kalimtarët, thotë Jovanoviq, reagojnë kryesisht pozitivisht.

“Disa, madje, mendojnë se jemi shërbimi komunal i qytetit që po e kthen murin në gjendjen e mëparshme. Na ka ndodhur edhe që të na marrin për bojaxhinj dhe të na pyesin nëse mund t’ua lyejmë banesën”, rrëfen Jovanoviç.

Ai shpreson se veprimi i tyre do të nxisë edhe individë të tjerë me qëndrime liberale dhe proevropiane të përfshihen në “pastrimin” e hapësirave publike. 

Kriminelët e luftës në mure

Pas dënimit përfundimtar në Hagë në vitin 2021 për gjenocid dhe krime lufte, në Beograd dhe në mbarë Serbinë u shfaqën murale dhe grafite në nder të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska.

Njëri nga muralet më të njohura u vendos në rrugën “Njegosheva”, në qendër të Beogradit.

Përpjekjet e qytetarëve dhe aktivistëve për ta hequr nuk patën rezultat, pasi autorë të panjohur, të dyshuar si pjesë e grupeve të djathta dhe tifo-grupeve, e rikthenin shumë shpejt.

Pas mbulimit nga aktivistët në maj të vitit 2023, ai nuk u rikthye më. Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka dorëzuar, ndërkohë, mbi 300 kallëzime në dhjetë qytete në Serbi, duke kërkuar heqjen e grafiteve që madhërojnë Mlladiçin./REL

kosova serbi kosova

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë