Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.
ELBASAN- Zbardhet skema e tjetërsimit të rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit nga tetë numëruesit e KZAZ-ve në Elbasan. Në shkresën e Prokurorisë bëhet me dije se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimi. Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjekteve zgjedhore. Ka qenë KQZ që ka bërë kallëzim penal ndaj numëruesve, duke bërë që gjashtë prej tyre të arrestohen, ndërsa dy janë shpallur në kërkim. Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim janë shpallur Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Të tetë personat kanë qenë të ndarë në dy grupe numëruesisht në në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd. Ata akuzohen se kanë falsifikuar rezultatin në dy qendra votimi, në atë nr. 2780 dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan. Në dëshmi, ata janë shprehur se gjithçka ka ndodhur si pasojë e lodhjes në punë dhe nuk është bërë me qëllim.
Pjesë nga Dosja:
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Tiranë, në zbatim të kërkesave dhe detyrimit ligjor të parashikuar nga neni 19, pika 1, shkronja “a”, neni 22, pika ,8 dhe neni 167/2, i ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’’, i ndryshuar, neni 281 i Kodit të Procedurës Penale, neni 326 i Kodit Penal, ka paraqitur kallëzim penal kundër shtetave me detyrë numëruës i Grupeve të numërimit të QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53,Qarku Elbasan.
QV nr. 2780, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan, numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit; Erald Karriqi,Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito.
QV nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga shtetasit;Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla , duke parashtruar:
Në datën 25.04.2021, në 12 Zonat Zgjedhore në Rëpublikën e Shqipërisë u zhvilluan Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Komisionet e nivelit të dytë KZAZ-të dorëzuan në KQZ Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve të zonave të administrimit zgjedhor, Tabelat e Rezultatit të qendrave të Votimit të plotësuara nga Grupet e Numërimit, si dhe dokumentacionin tjetër zgjedhor.
Në përfumdim të procesit të ankimimit Komisoni Rregullator në Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve miratoi vendimin nr. 21, datë 13.07.2021 “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 25.04.2021”.
Neni 167/2 i Ligjit nr. 10019 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” përcakton kërkësën për këqyrjen e mëpasshmë të fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim verifikimin e rregullsinë dhe saktësisë të veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë admimstrimit të procesit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve më datë 07.10.2021 miratoi udhëzimin nr. 15, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore”. Administrata e KQZ-së zhvilloi procesin e këqyrjes paszgjedhore nga datat 14.10.2021 deri më datë 02.11.2021.
Këqyrja u krye në përputhje më kërkesat e nenit 167/2 të Kodit Zgjëdhor dhe të udhëzimit nr. 15, datë 07.10.2021, të Komisionerit Shetëror të Zgjedhjeve, “Për përcaktimin e procedurave të këqyrjës paszgjedhorë të fletëvë të votimit dhe materialeve zgjedhore” me qëllim verifikimin e rregullsisë dhe saktësisë së vëprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procësit dhe vlërësimit e numërimit të votave.
Më datë 14.10.2021 Komisionëri Shtetëror i Zgjedhjeve përzgjodhi në mënyrë rastësore 519 qendra votimi (QV) që përfaqësonin 10% të qendrave të votimit për çdo KZAZ nga 5199 QV.
Nga kjo listë nuk u përfshinë në përzgjedhjen rastësore QV të sekuestruara nga prokuroria, QV të këqyrura nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve gjatë procesit ankimor, si dhe QV e KZAZ Nr. 40 të cilat ju nënshtruan procesit të vërifikimit të saktësisë së sistemit të votimit dhe numërimit elektronik.
Për këqyrjen e kutive të votimit dhe materialeve të votimit për këto 519 QV u ngritën 8 grupe për këqyrje të cilët vlërësuan dhë administruan procesverbalet përkatëse për administrimin e informacionit.
Ky proces përfundoi më datë 02.11.2021 i cili vijoi më pas me përpunimin dhe analizimin e të dhënave për përgatitjen e raportit përmbledhës mbi respektimin nga ana e komisioneve të qendrave të votimit të kërkesave procedurale gjatë procesit të votimit si dhe të saktësisë së veprimeve të grupeve të numërimit të votavë përgjatë procësit të vlërësimit dhe numërimit të votave, i miratuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Gjatë procesit të këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimit rezultoi se anëtarët e grupeve të numërimit që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit të grupit të numërimit numër më të vogël votash një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhorë dhe numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.
Në këtë mënyrë rezultati i qëndrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyrë qendrave kanë shprehur nëpërmjët votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listavë shumemërore të subjëkteve zgjedhorë.
Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal.
Prokurororia e Elbasanit ELBASAN- Tetë numëruesit që akuzohen për manipulim votash në zgjedhjet e 25 prillit 2021 rrezikojnë ...
PS;PD;LSI ELBASAN- Katër nga tetë numëruesit që akuzohen se kanë manipuluar votat për zgjedhjet e 25 prillit 2021 rezulton t&...
Kuti votimi ELBASAN- Numëruesit e arrestuar për manipulimin e votave në dy qendra votimi në Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit kan...
Zgjedhjet ELBASAN- Gjashtë persona, numërues në një KZAZ në Librazhd, përfaqësues të Partisë Socialiste, Parti...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Samitin ku mori pjesë në Madrid ka kërkuar që Kosova ...
Saimir Korreshi FIER- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi shkruan se nuk është njoftuar që është bërë pj...
Yuri Kim TIRANË- Ambasdorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me konceptin e ri strategjik të NATO-s, ku Rusia ...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur dy grupe pune për të nisur punën për protestën e 7 korrikut që ë...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i PD-së Dashnor Sula, në një intervistë për Fax News, foli mbi pritshmëritë që a...
Samiti i NATO-s Samit Historik! Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut të Veriut mblid...