Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta shton se vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët atij që e quan markoregjim.
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu (me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale) ka komentuar zhvillimet në lidhje me mandatet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thotë kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon se në zyrat e shtetit qeveriset sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë të thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetëm në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga kryeministri Edi Rama, sipas tij.
Meta thotë se ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme të fraksioneve të "Rilindjes" brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre, por edhe në përmbushje të qëllimit të Ramës, sipas tij. Gjithashtu Meta shton se vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët atij që e quan markoregjim.
Postimi:
Kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon NarkoRepublikën që ka zaptuar zyrat e shtetit dhe qeveris sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve.
Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë te thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetem në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga Edi Rama dhe përkrahjes, që i është dhënë kësaj drejtësie nga Narkodiplomatë të caktuar.
Prej vitesh u bllokua KED sepse nuk dilnin goglat si i kërkonte Edi Rama për ta rrëmbyer me çdo kusht e çdo mjet.
Gjyqtari përgjegjës për falsifikimet u amnistua nga SPAK, gjoja për mungesë pasojash, sepse bllokimi për vite i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte problem dhe nuk kishte pasoja sipas për SPAK-ut të Edi Ramës.
Ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme te fraksioneve të "Rilindjes" brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre të pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.
Zgjidhja e kësaj krize të stisur nuk vjen përmes Gjykatës Kushtetuese, por vetëm nga respektimi i nenit 2 të Kushtetutës "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit".
Ndaj vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët Narkoregjimit që mbahet në këmbë nga Narkodrejtësia.
Kelliçi TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvillur ditën e sotme një takim me kryes...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gard&e...
Albin Kurti KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk t...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë s&e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot para nisjes për në Bruksel ku pritet të hapen grupkapitujt e rinj më BE-në p&e...
Ervin Hoxha TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Sht...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AM...
Roland Ilia TIRANA- Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia mbajti fjalën sot në konferencën e pë...
Ilir Rusi TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e...
Klevis Balliu TIRAN- Koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu tha se më 23 dhjetor, Tirana do të jet&e...