LIVE UPDATES
Politike

Kryebashkiaku i Shijakut debitor ndaj Tatimeve? Klodian Tomorri: Ka 10 mijë lekë borxh. I përgjigjet Elton Arbana: Biznesin e kam mbyllur

Klodian Tomorri shkruan se nëse borxhi ndaj shtetit do të ishte paguar, atëherë emri i tij nuk do të ishte ende në listën e debitorëve, edhe pas 5 vitesh. Por Arbana e mohon pretendimin e gazetarit duke nxjerrë edhe një faturë.

14 Prill 2023, 16:35 Nga k.m.
Kryebashkiaku i Shijakut debitor ndaj Tatimeve? Klodian Tomorri: Ka 10 mijë
Elton Arbana dhe Klodian Tomorri

TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana rezulton “borxhli" ndaj Drejtorisë së Tatimeve. Kështu bën me dije gazetari Klodian Tomorri, i cili shkruan se biznesi i Arbanës ka detyrime të papaguara, ndaj dhe Tatimet kanë lejuar kalimin me status të pezulluar pa mbledhur detyrimet edhe pse ligji i detyron të nisin procedurat e mbledhjes me forcë. Po ashtu në denoncimin e tij, Klodian Tomorri shkruan se nëse borxhi ndaj shtetit do të ishte paguar, atëherë emri i tij nuk do të ishte ende në listën e debitorëve, edhe pas 5 vitesh.

DENONCIMI I PLOTË:

Kryebashkiaku i Shijakut debitor ndaj Tatimeve? Klodian Tomorri: Ka 10 mijë

Kryetari i Bashkise se Shijakut paska bere nje reagim publik duke me akuzuar mua se kam genjyer kur thashe qe biznesi i tij rezulton debitor tek tatimet. Zoti Arbana thote se emri i biznesit te tij ne listen e atyre qe kane detyrime te papaguara ndaj te shtetit ka dale pas nje gjobe 100 dollare qe ja ka gjeneruar sistemi. Sipas tij, gjoba eshte paguar dhe kete e ilustron me foton e nje mandati pagese, i cili nuk tregon date. Une do isha shume i lumtur ta kisha gabim dhe ta pergenjeshtroja veten. Sepse eshte e rende qe nje zyrtar i larte i shtetit te mos paguaje taksat. Por une kam thene te verteten nga fjala e pare deri tek e fundit. E para, lista e vetme zyrtare dhe ligjore e subjekteve qe nuk kane paguar taksat eshte ajo qe kam publikuar une. Lista gjendet ne faqen zyrtare te Tatimeve. SIpas saj kryetari i Bashkise se Shijakut, sot eshte debitor ndaj tatimeve. E dyta, sipas listes rezulton qe biznesi i zotit Arbana ka hyre ne listen e borxhlinjve ndaj shtetit ne 28 shkurt 2018. Pra prej 5 vjetesh, biznesi i kryetarit te Bashkise se Shijakut rezulton me detyrime te papaguara ne shtet. E treta, ne foton bashkengjitur marre nga faqja zyrtare e tatimeve, ku gjendet lista zyrtare e borxhlinjve eshte dhe referenca ligjore se cfare ndodh me emrin e subjektit debitor kur ai e paguan detyrimin. Sipas ligjit, sapo biznesi paguan borxhin ndaj tatimeve, emri i tij hiqet menjehere nga lista. Pra, nese borxhi i zotit Arbana ka qene vetem 10 mije leke, i lindur ne vitin 2018, te cilin ai e ka paguar, atehere emri i tij ka zero shanse te qendroje ne listen e debitoreve edhe sot pas 5 vjetesh. Perditesimi i fundit i listes eshte bere vetem 10 dite me pare. Forot e mandateve pa date qe ka publikuar kryetari i Bashkise nuk kane asnje vlere prove. Edhe date po te kishin serish nuk kane asnje vlere prove. E vetmja prove zyrtare eshte lista e borxhlinjve qe publikojne tatimet. Keshtu qe ne listen zyrtare te perditesuar 10 dite me pare te atyre qe kane taksa te papaguara ndaj shtetit, biznesi i kryetarit te bashkise se shijakut rezulton debitori numer 29945.

Megjithatë për denoncimin e tij, Tomorri ka marrë edhe përgjigje nga Arbana. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se lajmi është i pavërtetë. Ai sqaron se ligjërisht, një biznes nuk mund të mbyllet nëse ka borxhe. E po ashtu, nxjerr edhe një dokument ku pretendohet se thuhet se biznesi është mbyllur pa asnjë detyrim ndaj shtetit. Ndërsa shton se do ta rikthejë aktiv licensën e tij kur të mos jetë më numri një i Bashkisë së Shijakut.

REAGIMI I PLOTË:

Kryebashkiaku i Shijakut debitor ndaj Tatimeve? Klodian Tomorri: Ka 10 mijë

Sot gazetari Klodian Tomorri e nisi ditën duke drejtuar sytë nga Shijaku. Nga të gjithë ato punë të mira që janë bërë në Shijak, gjë për të cilën nuk besoj se ka folur ndonjëherë, u mendua se me çfarë lajmi të tërheqë vëmendjen. Bëri "të paditurin" duke nxjerrë një lajm të pavërtetë që lidhet me emrin tim. Fillimisht "truri i ekonomisë shqiptare" siç i pëlqen të njihet z. Tomorri duhet ta dijë, por bën qëllimisht të paditurin, se një biznes nuk mund të mbyllet nëse ka borxhe. Pavarësisht turbullirave që ju krijoni, për ca klikime më shumë, fatmirësisht më mbetet një mendje e kthjellët për t'i sqaruar. Kjo, jo sepse kam kohë me tepri për tu marrë me trazirat që krijoni, por sepse unë e kam detyrim qytetar të tregoj të vërtetën, aq më tepër ndaj kësaj shpifje. Ju nuk keni as autocensurë as kritikë dhe mbi të gjitha ju nuk tregoni TË VËRTETËN. A mund të përtypin e të gëlltisin njerëzit të pavërtetat tuaja që i shisni si lajme z.Tomorri? Më poshtë keni faktet e sqaruara. *Subjekti Me nr nipti K716….2 L ka filluar aktivitetin në vitin 2007 në fushën e veprimtarisë së tregtimit të makinave të përdorura, pjesë këmbimi, servis, import-export të mallrave të ndryshme. Që prej fillimit të aktivitetit është punuar me seriozitet dhe rregullsi. Gjithashtu subjekti ,edhe pse ishte pre e sulmeve politike në 2013 nga ish drejtori i Tatimeve në atë vit, përseri ka kaluar me sukses kontrollet tatimore për gjithë periudhën e aktivitetit. Nga ky kontroll është evidentuar që subjekti ka qene i rregullt në ushtrimin e aktivitetit të tib dhe për më tepër ka një gjendje KREDITORE pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pas ketij kontrolli nuk eshtë ushtruar më aktivitet, për shkak se isha përgjegjës i IKMT, Qarku Durrës. Në kohën që subjekti është pezulluar ne QKB ka qenë pa asnjë detyrim. Do të rihapet si aktivitet në momentin që unë nuk do të jem më kryebashkiak. *Pas pezullimit që kam bërë në QKB, 13 muaj më pas, sistemi ka gjeneruar një gjobë preh 10 mijë lek te vjetra, të cilën e kam paguar. Bashkangjitur dhe faturën e pagesës së kryer.

elton arbana klodian tomorri


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale