16 Shkurt 2023, 13:01
Nga I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka kapur shpirtin e gjithë socialistëve. Duke folur nga Kuvndi, Kryemahdi theksoi se Rama ka përdorur McGonigal për të kërcënuar ish ministrat dhe deputetët e tij
"Shumë mirë që do vijë të na sqarojë. Uroj që deri më 2 mars të mos keni përjashtuar treçerekun e deputeteve. Uroj që të reagojnë deputetet socialistë dhe e them këtë me bindje sepse Edi Rama nuk ka kapur vetëm shqiptarët, por ka kapur edhe shpirtin e socialistëve. E di që pjesa e atyre që nuk kanë lidhje me PS, do thonë “çtë lidh ty?” Nuk me lidh asgjë me atë cfarë ka ngelur aty, por më lidh me moralin e socilistëve të ndershëm, për të cilët Rama edhe sot McGonigalin e ka përdorur për të kërcënuar ish ministrat e tij, deputetët e tij dhe drejtorët e tij. McGonigalin e ka përdorur Rama për të kërcënuar bizneset shqiptare dhe përmes bizneseve shqiptare gjithë ekonominë shqiptare. Rama e ka përdorur McGonigalin për të ndryshuar pozicionin e lidershipit të Shqipërisë në Rajon dhe për të fuqizuar rolin e Serbisë. Rama e ka përdorur McGonigalin edhe për të zhvlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe e ka zhvlerësuar. Të gjithë e dimë si e mori në qafë ish-Presidentin e Kosovës dhe shumë luftëtarë të UCK-së që sot dergjen burgjeve të Hagës. Shkaktar është Rama dhe ai do mbajë përgjegjësinë për këtë në histori. Vërtet mund të kontrolloni sistemin e drejtësisë, por revoltën e qytetarëve nuk e kontrolloni dot. Edhe po e shiti dikush nga opozita, do jetë më e dhimbshme kur ju blen revoltën”, tha Kryemadhi.
Po ashtu Kryemadhi ka deklaruar se Rama ka përdorur gratë për të firmosur kontrata abuzive, sic është Porti i Durrësit. Ndërsa për inceneratorin e Tiranës, që ka firmosur vetë, sipas Kryemadhit, Rama do ta hajë kallup.
“Jam krenare kur punoj me gra, me dinjitet, me gra luftëtare. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit që firmosin aferat e tij. Nuk jam dakord për gra të cilat firmosin evazion fiskal për pastrimin e parave të drogës që vijnë me kontejnerët e bananes dhe pastaj kthehen në hekur dhe asfalt. Nuk jam dakord kur rritën çmimet në mënyrë fiktive dhe firmosin gratë. Nuk jam dakord kur përdoren ministret për interesa të Ramës, qoftë për ti çuar në vizita jashtë shtetit, apo në bisedime të fshehta që ju i dini shumë mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrën më primitive, sic janë përdorur. Nuk jam dakord edhe për të gjitha projektet që ai firmos , por vetëm një gjë ka firmosur ai, për atë inceneratorin e Tiranës dhe aty ka për ta ngrenë kallëp, ashtu sic ka qejf ti hajë dhe nuk e shmang dot”, tha Kryemadhi.
monika kryemadhi seance plenare 16 shkurt 2023
Politike
16 Shkurt 2023, 12:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Rama do të largohet me revolucion paqësor. Berish...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:34
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se regjimi i Ramës e ka humbur legjitimitetin. Gjat&eu...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:26
f.g
Jorida Tabaku
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi që interpelanca me kryeministrin Edi Rama të zhvillohet so...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mocioni me kryeministrin Edi Rama do të bëhet pa ...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:19
F.M
Ermonela Felaj
TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare për ditën e sotme Ermonela Felaj ka deklaruar se mocion-debati, interpelanca dhe py...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:13
F.M
Tomorr Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti nuk është përmbajtur në Kuvend teksa i ka quajtur ordiner...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:08
F.M
Monika Kryemadhi, deputete e PL
TIRANE- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi replikoi me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonel...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:11
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Bussiness Insider zbulon thellimin e skandalit "McGonigal". Në një artikull të botuar sot, Insider zbulon se ish-s...
Politike
16 Shkurt 2023, 11:46
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Një instalacion me vlerë 4 milionë euro do të ndërtohet nga kompania "Fusha SHPK", brenda ambienteve t&eum...
Politike
16 Shkurt 2023, 12:02
F.M
Foto nga seanca
TIRANE- Deputetët e Partisë Demokratike, Lefter Gështenja dhe Greta Bardeli kërkuan ndërprerjen e seancës ple...