Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.
TIRANË- Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar sir Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji. Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.
Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor.
“Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion,” u shpreh Vengu.
Nga ana e tij, kryeministri britanik Starmer falënderoi ushtarakët shqiptarë që punojnë bashkë me ata britanikë në misioni Interflex, për të trajnuar trupat ukrainase.
“Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë,” theksoi kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shprehu kënaqësinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.
“Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort.”
Më herët, Starmer u prit në takim zyrtar nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri, ku u nënshkrua gjithashtu
“Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” tha ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.
MOSKË- Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, th...
Pamje nga vendi i ngjarjes FINIQ- Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ditën e zgjedhjeve të 11 majit ka ndarë foto nga n...
Antonio Costa TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit t...
Ilirjan Celibashi TIRANA- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë pas shkark...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria britanike është në bisedime me vende të treta të paspecifikuara rreth marrëveshjeve për ...
Takimi KOSOVË- As pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare të enjten, nuk është shënuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin e Këshilli...
Edi Rama TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama, falenderoi Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, pasi mbajtën një konferenc&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në konferencë të përbashkët në Tiranë me presidentin e KE, ...