Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur në mbledhje të Qeverisë, Kurti tha se këto dy ligje janë prioritet i tij në dy vjetët e ardhshme.
KOSOVË- Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka miratuar të premten një program legjislativ dyvjeçar, i cili përfshin dy ligje të rëndësishme, si ai për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjin për çmimet tavan.
Duke folur në mbledhje të Qeverisë, Kurti tha se këto dy ligje janë prioritet i tij në dy vjetët e ardhshme.
“Do të vazhdojmë me vendosmëri për të sjellë ligje të qarta e cilësore në dobi të qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti.
Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i fuqizuar këto ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.
Programi legjislativ është lista zyrtare e projektligjeve që Qeveria synon t’i hartojë dhe t’i dërgojë për miratim në Kuvend brenda një periudhe të caktuar.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi më vonë se e ka nënshkruar nisjen e procedurës për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike (Ligji për çmimet tavan).
Ajo tha se ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur vendi përballet me rritje të papritura të çmimeve, mungesë të produkteve themelore dhe çrregullime në furnizim.
“Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik”, tha Kusari.
Gjykata më e lartë e vendit ia rrëzoi Kurtit dy herë ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.
Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Kushtetuesja tha në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.
Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.
Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023.
Asokohe, gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Qeveria e kishte arsyetuar ligjin për shkak të “rritjes së paarsyeshme të çmimeve bazë dhe ankesave të shumta të qytetarëve, lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve te të gjitha produktet bazë”.
Sipas qeverisë, ligji do të aplikohej në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Ligji, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i konsideronte produkte themelore drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie./REL
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se ka urdhëruar Policinë e Shtetit d...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dënon me forcë të madhe pushtimin e vakëfit dhe t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngreu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai shkoi vetë ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha deklaroi se, protesta e sotme para kryeministrisë do të jetë p...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas informac...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se nuk do tërhiqet nga vendimi p&eu...
Sali Berisha ”Sot është dita e historisë, jo vetëm e 20 shkurtit të vitit 1991, por po kaq e 20 shkurtit të vitit 2026...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka komentuar vendimin e Policisë së Tiran&eum...
Albana Koçiu TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu ka lajmëruar sot rritje pagash për Policin&eu...
Oerd Bylykbashi VJENË- Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka denoncuar korrupsionin, bllokimin e drejtësisë dhe shkeljet e standardeve z...