19 Tetor 2023, 10:12
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- “Do vazhdojmë, është fillimi i rezistencës. Fillimet e një rezistence që nuk do ndalet më, kaq është e gjitha”, deklaron në videon-live në rrjetin social, kryedemokrati Sali Berisha.
Ai ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër. Ashtu siç kishte premtuar, opozita ka vendosur të nisë rezistencën në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e saj kanë bllokuar sallën plenare, në nisje të punimeve të radhës.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.
Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.
Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.
Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën.
Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA. McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.
/Dosja.al
sali berisha seance plenare 19 tetor 2023
Politike
19 Tetor 2023, 10:04
A.B
Kuvendi
TIRANË- Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës janë ulur në karriget e ministrave në ...
Politike
18 Tetor 2023, 23:09
I.A
Ambasadori japonez
ELBASAN- Videoja e mëposhtme është e ambasadorit japonez Takada Mitsuyuki, që po kërcen valle shqiptare. Me qel...
Politike
18 Tetor 2023, 22:46
I.A
Damian Gjiknuri
ELBASAN- Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shihet në videon e mëposhtme duke kënduar. Larg kostumit t&...
Politike
18 Tetor 2023, 19:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që u zhvillua n&...
Politike
18 Tetor 2023, 19:02
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar duke nisur nga kjo e enjte do të nisë qënd...
Politike
18 Tetor 2023, 18:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar te reforma zgjedhore Rama ka vendosur që PD-ja të ke...
Politike
18 Tetor 2023, 18:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se çdo kërkesë nga deputetët tan&eu...
Politike
18 Tetor 2023, 18:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me një seri vendimesh defakto, ka b&eu...
Politike
18 Tetor 2023, 16:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat, pas seancës së posaçme ku foli presi...
Politike
18 Tetor 2023, 16:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se tentativa e Edi Ramës, për ti përcaktuar opozit&...