20 Korrik 2025, 22:32
Nga E. D
Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka deklaruar se sa herë që ka shkuar për një marrëveshje paszgjedhore me Adriatik Lapajn, është kthyer duarbosh. I ftuar në studion e “Off the Record” në A2 CNN, Shbani u shprehë se është një tension i natyrshëm në një komunitet demokratik. Sipas Shabanit, kjo ka krijuar ndjesinë sikur i gjithë suksesi që është ngritur nga puna e një ekipi të tërë, është personalizuar nga një njeri i vetëm. Më tej ai theksoi se ky nuk është konflikt për një mandat ose për një rrogë, por është konflikt për një parim.
“Ky nuk është konflikt për një mandat ose për një rrogë, është konflikt për një parim. Unë mendoj që zoti Lapaj duhet të hyjë në Parlament, por nuk i bind dot të tjerët që të mbajnë fjalën, ndërkohë që zoti Lapaj nuk e mban. Sepse i bie që të kemi dy standarde.
Është një tension i natyrshëm në një komunitet demokratik. Jemi individë me identitetin dhe mendimet e tyre, kështu që ka pasur tension të vazhdueshëm dhe roli i drejtuesve është që t’i sheshojnë tensionet dhe të shohin përpara. Konteksti ku ka ndodhur sjellja e zotit Zeqir Kordhoni ka qenë që ne nuk kishim më një vizion për koalicionin. Jam kthyer duarbosh sa herë që kam shkuar për të negociuar për një marrëveshje paszgjedhore. Ka pasur mungesë dëshire ndoshta për të vazhduar bashkëpunimin. Kam dashur mos ta personalizojmë me një njeri koalicionin, vendosjen e një stafi dhe buxheti të përbashkët për koalicionin, por jam kthyer duarbosh dhe ka prodhuar tension.
Adriatiku ka marrë më shumë vota sesa të tjerët, por nuk ka marrë vota mjaftueshëm. Çdokush tjetër nga kandidatët që do të merrte më shumë vota, do të hynte në Parlament, por jo kryetari i koalicionit. Nëse ne nuk e mbajmë fjalën, i shërbejmë politikës së vjetër sepse politika e vjetër këtë do, që të thotë se edhe të rinjtë nuk e mbajnë fjalën.
Asnjë nga ne nuk ka marrë mjaftueshëm vota për një mandat, ky është mandat që përfaqëson të gjithë koalicionin, nuk mund të personalizohet. Ky është mentalitet i partive të vjetra, që “vetëm ky e bën”. Për një mandat në Tiranë duhen 13 500 vota. Në këtë garë kemi fituar si ekip. Ne duhet të jemi ndryshe nga klasa e vjetër politike”, theksoi Shabani.
endri shabani
Politike
20 Korrik 2025, 22:21
E. D
Endri Shabani
TIRANË- Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka folur rreth përplasjes me Adriatik Lapajn e “Shqipëri...
Politike
20 Korrik 2025, 21:22
E. D
foto ilustrese
VLORË- Këshilli Bashkiak Vlorë ka bërë një reagim në lidhje me projektin e parkut fotovoltaik që...
Politike
20 Korrik 2025, 19:33
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje pas pastrimit të hapësirave publike në Komunës ...
Politike
20 Korrik 2025, 18:35
E. D
Olver Ropke
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Ekonomik dhe Social Evropian, Olver Ropke, gjatë një interviste ka deklaruar se Shqipëria d...
Politike
20 Korrik 2025, 16:58
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të rikthejë sërish rubrikën e tij "Sy m’Sy", ditën e ners&...
Politike
20 Korrik 2025, 16:05
E. D
Shpëtim Gjika
VLORË- Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka dalë ku...
Politike
20 Korrik 2025, 15:52
Edwin Feulner
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer homazhe në nder të një prej personaliteteve më të...
Politike
20 Korrik 2025, 15:34
Klodian Tomorri
Edi Rama
Në nëtor të vitit të kaluar, Ermal Dredhës i vunë një minë me sahat në duar. Në protokollin e Ba...
Politike
20 Korrik 2025, 15:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë...
Politike
20 Korrik 2025, 07:15
Fatos Shala
Foto
KOSOVË- Prej afro dy vitesh, Kosova ka kaluar nën masa ndëshkuese të Bashkimit Europian, të cilat, edhe pse ka nisur heqja e ...