13 Janar 2025, 11:09
Nga N.F
Takimi
BRUKSEL- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se këtë javë do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët në Bruksel, për personat e zhdukur gjatë luftës. Përmes një postimi në Facebook, Lajçak shkruan se gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet gjeopolitike në Ballkan.
“Misioni im i parë i vitit më çoi në Uashington, u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit.
Për më tepër, pata mundësinë të informoja Zëvendës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Richard Verma, përpara vizitës së tij në rajon. Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka shkruar Lajçaku.
Ai ka theksuar se pas angazhimeve në SHBA, fokusi kryesor i kësaj jave do të jetë tek personat e zhdukur me takimin e Komisionit të Përbashkët.

kosove serbi lajcak
Politike
13 Janar 2025, 10:46
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy ditë më parë kanë nisur e regjistrimet e emigrantëve shqiptarë për zgjedhjet e 11 majit....
Politike
13 Janar 2025, 10:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. ...
Politike
12 Janar 2025, 21:39
M.B
Kryepeshkopi Anastas Janullatos
GREQIA- Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku ka vizituar sot, në spital Kryepes...
Politike
12 Janar 2025, 20:48
M.B
Bajram Rexhepi
SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo ...
Politike
12 Janar 2025, 18:16
ZH.LL
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se Shqipëria është rasti më unik ...
Politike
12 Janar 2025, 16:56
ZH.LL
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Rama. Përmes...
Politike
12 Janar 2025, 16:59
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’my’ i është përgjigjur një komentuesi i cili i dr...
Politike
12 Janar 2025, 16:15
ZH.LL
Luciano Boci
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vot...
Politike
12 Janar 2025, 16:15
M.B
Kuvendi
TIRANA- 21 deputetë kanë munguar plot 84 ditë, duke detyruar administratën e Kuvendit tu mbajë pagat. Kështu&nbs...
Politike
12 Janar 2025, 14:40
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklara...