LIVE UPDATES
Politike

Nënkryetari i BDI-së: Ne nuk jemi dëmtuar nga shpallja e Artan Grubit 'non grata'

Në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit, për shkak të mungesës së dy gjykatësve shqiptarë, që e bojkotuan procesin.

12 Janar 2025, 20:48 Nga M.B
Nënkryetari i BDI-së: Ne nuk jemi dëmtuar nga shpallja e Artan
Bajram Rexhepi

SHKUP- Në Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet që vazhdon të shkaktojë debat është ajo e ligjit për përdorimin e gjuhëve, miratuar në vitin 2019. Në 11 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin mbi vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit, për shkak të mungesës së dy gjykatësve shqiptarë, që e bojkotuan procesin.

Kreu i gjykatës tha se seanca përgatitore mbi çështjen e ligjit do të mbahet në muajin mars. Ligji mbi përdorimin e gjuhëve u dërgua në Gjykatës Kushtetuese, nga VMRO-DPMNE-ja, kur kjo e fundit ishte në opozitë, ndërsa kundër tij u bënë edhe 13 ankime të tjera, nga subjekte politike dhe ekspertë. Disa prej kundërshtivë lidhen me zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, në bankënota dhe uniforma policore.

Çështja ka nxitur pakënaqësi të madhe tek shqiptarët, por dhe përplasje mes partive opozitare dhe atyre në pushtet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës nënkryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Bajram Rexhepi flet mbi pritshmëritë që ka kjo forcë politike mbi vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu zoti Rexhepi, flet dhe mbi përcaktimin nga Departamenti amerikan i Shtetit të ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, përfaqësues i BDI-së, nën akuzat për korrupsion madhor. Ai thotë se përgjegjësitë janë individuale dhe se shpallja i padëshirueshëm i zotit Grubi, nuk e ka dëmtuar partinë.

Më 18 dhjetor autoritetet në Shkup njoftuan shpalljen në kërkim ndërkombëtar të zotin Grubi, nën dyshimet për mashtrim me Lotarinë Shtetërore së bashku me ish-drejtorin e saj, Përparim Bajrami. Zoti Grubi dhe zoti Bajrami, janë arratisur nga vendi dhe vendndodhja e tyre nuk dihet. Zoti Rexhepi shton se ish-zëvendëskryeministri duhet të kthehet në vend, e të përballet me drejtësinë, për të vërtetuar siç tha ai, atë që vetë zoti Grubi ka thënë, se është i pafajshëm.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, çfarë nga Gjykata Kushtetuese; a prisni ndonjë vendim që mund të penalizonte gjuhën shqipe?

Bajram Rexhepi: Nuk besoj se Gjykata (Kushtetuese) edhe pse e ka shtyrë vendimin për në pranverë… dhe do të jetë përsëri një seancë përgatitore, nuk besoj se do të ketë guximin të marrë një vendim politik. Vendimi që pritej të merrej më 11 dhjetor dhe që u shty për në pranverë, nuk ka asnjë lidhje me pajtueshmërinë kushtetuese të këtij ligji. Absolutisht, është një vendim politik; ashtu ka qenë i parashtruar nga subjektet politike, njëra prej tyre, siç përmendët edhe ju, VMRO-DPMNE-ja. Ne kemi kërkuar disa herë që ato ta tërheqin këtë parashtresë tek Gjykata Kushtetuese, që nuk ka ndodhur deri më tani. Por, ajo që është më e rëndësishme të thuhet është se ky është një realitet i ri politik në Maqedoninë e Veriut. Nuk është problemi vetëm i këtij vendimi që duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese, por është një plan afatgjatë i ashtuquajtur deshqiptarizimi i Maqedonisë së Veriut…

Zëri i Amerikës: Ku e mbështesni ju këtë konstatim?

Bajram Rexhepi: Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të jetë racionale dhe ta kuptojë rëndësinë dhe rrezikun e marrjes së një vendimi të tillë, pasi është e kuptueshme që është një çështje thelbësore për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kjo mund të nxisë reagime të shumta, jo vetëm të subjekteve politike, por të gjithë spektrit politik në Maqedoninë e Veriut dhe mund të shkojë deri në përshkallëzime të pakontrollueshme lidhur me vendimet e ngjashme. Pasi, nuk është vetëm kjo. Ndodhin çdo ditë veprime të tilla të partive në pushtet, sidomos nga VMRO-DPMNE-ja, e cila edhe në programin zgjedhor dhe gjatë gjithë periudhës parazgjedhore promovonte atë që ajo e quante “ta kthejmë dinjitetin maqedonas, dinjitetin e humbur” në periudhën e kaluar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë në vitin 2019, Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion, gjithësesi jo i detyrueshëm ku thotë ndër të tjera se në disa fusha ligji mbi përdorimin e gjuhëve mund të shkojë shumë larg, duke u imponuar institucioneve publike detyrime juridike të parealizueshme, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat gjyqësore. Si mund të reflektohen këto shqetësime në ligj?

Bajram Rexhepi: Unë besoj që ky mendim ka qenë lidhur me zbatimin në disa fusha. Është shumë e qartë që ato kanë sugjerime që të përmirësohet zbatueshmëria e këtyre neneve shumë të rëndësishme të ligjit, sepse po i hoqët këto nene të ligjit, ai bëhet i pazbatueshëm në shumë fusha të tjera, sidomos në gjykata dhe prokurori. Po ta shihni të gjithë mendimin e Komisionit të Venecias, aty nuk thuhet se duhet të abrogohen, por përkundrazi, që të përmirësohen dhe ajo që duhej të ndodhë është që së pari të përmirësohen para se të abrogohen këto nene shumë të rëndësishme të ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, së fundmi Departamenti amerikan i Shtetit përcaktoi për korrupsion madhor, ish-zëvendëskryeministër Artan Grubi dhe më herët kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, të dy përfaqësues të BDI-së. A e kanë dëmtuar imazhin e forcës tuaj politike këto përcaktime?

Bajram Rexhepi: Nuk do të thoja është dëmtuar, pasi që të gjitha përgjegjësitë tona të çdo individi, çdo përfaqësuesi politik që kanë qenë nëpër institucione, para së gjithash janë individuale dhe nuk mund të ketë faj kolektiv. Sigurish që ne e kemi pranuar si të tillë vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit dhe zoti Grubi menjëherë është larguar nga skena politike, nga organet drejtuese të partisë dhe tani absolutisht që ne flasim për të si një ish-përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë besoj se nuk do të reflektojë dhe nuk do të ketë një impakt të madh në zhvillimet politike brenda BDI-së, se besoni që BDI-ja është një institucion më vete, është struktura më e organizuar politike në Maqedonin e Veriut dhe sigurisht që ka pasur, ka dhe do të ketë probleme të tilla, por në bërthamën e BDI-së këto nuk do të ndikojnë.

Zëri i Amerikës: Si mendoni a duhet të dorëzohet zotit Grubi dhe a e dini ju ku ndodhet ai?

Bajram Rexhepi: Jo nuk e di (ku ndodhet) dhe unë mendoj që po (duhet të dozërohet). Ashtu siç edhe ai në rrjetet sociale ka publikuar se ndjehet i pafajshëm, mendoj se duhet të kthehet në shtet dhe të vërtetojë pafajësinë që e thekson në rrjetet sociale. Mendimi im edhe i BDI-së është se ai duhet të kthehet dhe të dëshmojë para organeve gjyqësore, por ajo që është më e rëndësishme të thuhet është se kjo luftë nuk guxon të jetë në përmasa të tilla që të bëhet një hakmarrje politike ndaj subjektit tonë politik, sepse përgjegjësia gjithsesi është individuale dhe nuk guxon që BDI të dëmtohet si pasojë e këtyre ndodhive të së kaluarës.

Zëri i Amerikës: Zoti Rexhepi, një nga çështjet që ka mbetur pezull, dhe qe po mban peng procesin e integrimit të Maqedonise së Veriut në BE, është dhe ajo ndryshimeve kushtetuese. Sa gjasa ka që ato të miratohen dhe kur mund te ishte sipas juaj periudha me optimale që kjo të ndodhte? Sipas disa njoftimeve, duket se nje mundësi është që këto ndryshime të behen pas zgjedhjeve lokale që mbahen në vjeshtë.

Bajram Rexhepi: Ajo duhet të ndodhë një ditë e më parë, sepse i gjithë procesi integrues në BE mbahet peng nga këto ndryshime, do të thoja shumë triviale që duhet të bëhen në kushtetutën e vendit tonë, pasi futja e bullgarëve në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkundrazi bën ndarjen dhe specifikon se bullgarët janë një komb tjetër dhe kjo ka qenë një temë që shumë gjatë është folur në opinionin e Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj që qeverisja aktuale nuk ka ndërmend t’i bëjë këto ndryshime, ashtu siç thatë edhe ju ndoshta pas zgjedhjeve lokale, pasi që në çdo hap ato bëjnë kalkulime të veçanta, mirëpo nëse kjo do të prolongohet dhe do të shkojë në një periudhë më të gjatë kohore, do të krijojë një cikël të rrezikshëm rreth zhvillimeve politike të Republikës së Maqedonsë së Veriut në të ardhmen, pasi vazhdimisht po prishen balancat etnike në vendin tonë. Dhe kjo mund të shkaktojë një rrezik shumë të madh për të ardhmen e vendit tonë./ VOA

bajram rexhepi

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit