“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Vota e emigrantëve, drejtuesit politikë të PS mblidhen në selinë rozë
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i kësaj force politike nuk është i pranishëm, ndërsa prezentë janë drejtuesja politike për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku.
13 Janar 2025, 10:15Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste janë mbledhur ditën e sotme në selinë rozë. Sipas raportimeve, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i kësaj force politike nuk është i pranishëm, ndërsa prezentë janë drejtuesja politike për qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe disa nga kryebashkiakët e vendit.
Në mbledhje bëhet me dije se po diskutohet lidhur me votimin e diasporës, ku po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e e emigrantëve. Ndërkohë më 11 janar është hapur zyrtarisht dhe platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri.