Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Tenderat korruptivë, drejtoresha e AKSH-it Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Dosja.al, ka siguruar pamjet nga momenti që Karçanaj është futur në ambientet e SPAK. Ndërkohë që nuk dihet nëse Karçanaj është shoqëruar dhe nga avokati i saj.
3 Dhjetor 2025, 13:58Nga I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit Mirlinda Karçanaj ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Shkak për thirrjen e Karçanajt janë bërë hetimet që SPAK ka nisur në lidhje me tenderat që ka dhënë AKSH-i.
Dosja.al, ka siguruar pamjet nga momenti që Karçanaj është futur në ambientet e SPAK. Ndërkohë që nuk dihet nëse Karçanaj është shoqëruar dhe nga avokati i saj.
AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike.
"Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. /Dosja.al