“Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit”/ Rama: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenët dhe as për oligarkët
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha u takuan ditën e sotme në selinë blu. Ishte Meta ai i cili mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, aty ku bisedoi me Berishën përreth 1 orë. • Pas përfundimit të takimit, Meta deklaroi për gazetarët se Partia e Lirisë ka qënë gjithmonë pjesë e protestave, duke lënë të kuptohet se do i bashkohen asaj të 6 dhjetorit. Në një njoftim për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se prezent kanë qenë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Flamur Noka e kreun e grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili. • Sipas Berishës, në këtë takim është diskutuar gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, për bashkëpunim elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat. Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. • Përcaktimi i 6 dhjetorit si data në të cilën do të mbahet protesta e rradhës e Partisë Demokratike ka nxitur reagimin e mazhorancës e cila e ka cilësuar një akt antieuropian. •Për socialistët një protestë e tillë në ditën kur pritet të organizohet dhe samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku do të vijnë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor por dhe zyrtarë të lartë të BE-së, është e papranueshme.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partia Demokratike ka zbardhur takimin e zhvilluar kokë më kokë me Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një njoftim për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se prezent kanë qenë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Flamur Noka e kreun e grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili. Sipas Berishës, në këtë takim është diskutuar gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, për bashkëpunim elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat. Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Njoftim shtypi
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha u takuan ditën e sotme në selinë blu. Ishte Meta ai i cili mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, aty ku bisedoi me Berishën përreth 1 orë. Pas përfundimit të takimit, Meta deklaroi për gazetarët se Partia e Lirisë ka qënë gjithmonë pjesë e protestave, duke lënë të kuptohet se do i bashkohen asaj të 6 dhjetorit.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në përfundim të takimit, Meta, i pyetur nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit, u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.
Takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth nje ore, ndërsa në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet per kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.