8 Shtator 2024, 18:43
Nga I.A
Foto Ilustruese
BURREL- Një dron është parandaluar që të filmojë ambientet e burgut të Burrelit ditën e sotme. Mësohet se Policia e Burgjeve ka arritur të kapë një dron, pas informacioneve mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në burg.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë. Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik.
Njoftimi:
Sistemi i burgjeve shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me organet ligjzbatuese, ka treguar edhe një herë gadishmërinë dhe efikasitetin e tij të plotë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme të grupeve të strukturuara kriminale. Përpjekjet e fundit për përdorimin e mjeteve fluturuese për qëllime të paligjshme janë neutralizuar në kohë reale.
Inteligjenca operative e sistemit ka administruar të dhëna të besueshme mbi planet e një grupi kriminal për të futur sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel. Në përgjigje të kësaj, janë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke përdorur teknologji digjitale të avancuar, për të parandaluar çdo përpjekje për realizimin e qëllimeve të tyre kriminale.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, por hetimet tregojnë një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë, me qëllim mbledhjen e informacioneve për veprimtari të mëtejshme të paligjshme.
Aktualisht, pajisja fluturuese do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje. Po kryhen veprimet e para procedurale, dhe materialet përkatëse do të referohen në prokurorinë respektive.
Në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera inteligjente, po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve jashtë regjimit të burgut. Sistemi i burgjeve shqiptare mbetet i vendosur në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së institucioneve të tij, duke përmirësuar vazhdimisht masat mbrojtëse dhe teknologjinë për të përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
drejtoria e burgjeve dron ne burgun e burrelit
Aktualitet
8 Shtator 2024, 18:17
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Shkodër pasditën e sotme. Mësohet se autori ...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 18:16
I.A
Policia
SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbasditen e sotme në fshatin Golem të Shkodrës. Gjithashtu ende nuk d...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 18:11
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- I plagosuri nga të shtënat me armë në Shkodër është identifikuar. Mësohet se i p...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 17:56
E. D
i plagosuri
GREQI- Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Irakleo të Kretës. Mësohet se dy shqiptarë të cil&...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 17:57
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Një atentat ka ndodhur pasditën e sotme në Golem të Shkodrës. Mësohet se nga të sht&e...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 14:28
E. D
fotot ilustruese
KSAMIL- Policia Detare është në aksion nga Ksamili në Koman, ku gjatë një jave janë bllokuar 17 mjete l...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 14:04
E. D
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANË- Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:46
Mikel Mehmetaj
BRUKSEL- 46-vjeçari shqiptar Mikel Mehmetaj është në gjyq para Gjykatës së Assencës së Bruks...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:44
E. D
SHKODËR- Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pë...
Aktualitet
8 Shtator 2024, 13:34
E. D
sendet e sekuestruar
ITALI- Një 29-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është arrestuar në Milano...