7 Nëntor 2023, 07:17
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkon që se t’i jepet fund luftës në Rripin e Gazës përpara se ky konflikt të dalë jashtë kontrollit. Në një postim në rrjetin e tij social ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria mbështet thirrjen e Biden për një armëpushim urgjent.
Sipas tij “në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi”. Po ashtu, Rama njofton se do t’u bashkohet liderëve botërorë në Forumin e Paqes në Paris.
REAGIMI I RAMËS:
Ndërsa qëndrojmë me vendosmëri me Izraelin kundër Hamasit, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar për vuajtjet e civilëve dhe shkatërrimin në Gaza. Është thelbësore t'i jepet fund këtij konflikti përpara se ai të përshkallëzohet më tej dhe të dalë jashtë kontrollit.
Shqipëria mbështet thirrjen e Presidentit Biden për një pauzë humanitare në armiqësitë. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm, Liga Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi. Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Sipas një mandati të OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Liga Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar një kalim të përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez. Së shpejti do të bashkohem me liderët e tjerë botërorë në Forumin e Paqes në Paris, ku do të diskutojmë mënyrat për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme.
edi rama
Politike
6 Nëntor 2023, 22:54
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti opozitar Agron Shehaj ka deklaruar se qeveria parashikon që të rrisë rrogat e gjyqtarëve të Gjy...
Politike
6 Nëntor 2023, 22:45
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka njoftuar ditën e sotme largimin nga Partia Demokratike. I ftuar në emisionin 'Opinion' n&...
Politike
6 Nëntor 2023, 22:08
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u pyet, nëse aksionit të opozitës do t&rsqu...
Politike
6 Nëntor 2023, 21:54
I.A
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja me Italisë për emigranët është bër ë...
Politike
6 Nëntor 2023, 21:25
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi komentoi marrëveshjen mes Shqipëris&eu...
Politike
6 Nëntor 2023, 21:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshkuar një marrëveshje me Giorgia Melonin ditën e sotme për të marr&eu...
Politike
6 Nëntor 2023, 19:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se një nga arsyet se përse shqiptarët ikin nga vendi është ...
Politike
6 Nëntor 2023, 19:14
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Enver Hoxhës. Gja...
Politike
6 Nëntor 2023, 17:50
blerina gjoka
Lindita Nikolla
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë publikoi të hënën pasdite një vendim të Konferencës së Kryet...
Politike
6 Nëntor 2023, 17:35
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se politikanët duhet t’i nënshtrohen vettingut si puna e magjistratëve. N...