LIVE UPDATES
Politike

LVV-ja do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe” në institucionet e reja

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu paralajmëron se për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb është i domosdoshëm konsensusi i partive parlamentare që përfaqësojnë serbët.

30 Dhjetor 2025, 19:50 Nga E.d
LVV-ja do ta “zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe”
Foto ilustruese

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor në Kosovë, është pothuajse e sigurt se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Albin Kurtit do të përpiqet ta zvogëlojë ndikimin politik të Listës Serbe, duke ia dhënë postet e garantuara për komunitetin serb në Kuvend dhe në Qeveri partisë së Nenad Rashqiti nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Ognjen Gogiq.

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu paralajmëron se për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb është i domosdoshëm konsensusi i partive parlamentare që përfaqësojnë serbët.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe, parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 42 mijë vota, ndërsa partia e Nenad Rashiqit, i cili ishte ministër në Qeverinë e Kosovës pasi Lista Serbe braktisi institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022, ka fituar rreth 4.700 vota.

Edhe pse Lista Serbe më 28 dhjetor deklaroi se me rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb i ka fituar të gjitha dhjetë vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, Rashiq një ditë më vonë njoftoi se kishte fituar një ulëse.

Pas zgjedhjeve parlamentare në shkurt, kur Rashiq gjithashtu fitoi një vend në Kuvend, Lista Serbe e kontestoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e tij si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës të organit ligjvënës.

Gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë çështje. Kryeziu thotë se Gjykata Kushtetuese tani nuk ka domosdoshmërish nevojë të deklarohet, meqë ndërkohë janë mbajtur zgjedhje të reja, por nuk e përjashton mundësinë që Lista Serbe të paraqesë një ankesë të re nëse për nënkryetar të Kuvendit zgjidhet sërish Rashiq.

Zhvillime të mundshme dhe pasojat politike

Sipas Kushtetutës së Kosovës, njëri nga nënkryetarët e Kuvendit duhet të jetë nga “radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara të përfaqësuesve të komunitetit serb”. Nga ana tjetër, sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, kandidatin për nënkryetar nga radhët e komunitetit serb e propozon shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Në këto dispozita bazohet edhe Kryeziu, duke shtuar se në situatën kur vendet e rezervuara për komunitetin serb i ndajnë dy ose më shumë parti, propozimi mund të përcaktohet me short.

“Në momentin kur kemi dy ose më shumë parti serbe në Kuvendin e Kosovës, subjektet politike serbe duhet të bien dakord dhe me short të vendoset se kush do të jetë kandidati për nënkryetar të Kuvendit”, thotë ai, duke paralajmëruar se nuk duhet të përsëritet situata kur Kuvendi konstituohet pa nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

“Kjo nuk do të thotë se kandidati duhet të vijë nga partia më e madhe, por vetëm që të jetë përfaqësues i minoritetit serb”, shton Kryeziu. 

Siç thotë ai, këtë e ka konstatuar më herët edhe Gjykata Kushtetuese, kur nxori vendim mbi një ankesë të paraqitur nga Lista Serbe. Politologu Ognjen Gogiq vlerëson se Nenad Rashiq fillimisht mund të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit, e më pas edhe ministër në Qeverinë e Kosovës, ndërsa në Kuvend do ta zëvendësonte dikush nga partia e tij.

Ai beson gjithashtu se Lista Serbe do ta kontestojë sërish zgjedhjen e Rashiqit, qoftë për nënkryetar të Kuvendit apo për ministër në Qeveri. Lista Serbe këmbëngul në qëndrimin se Rashiq nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të përfaqësuar komunitetin serb, duke thënë se votat i ka marrë edhe në zona ku nuk jetojnë serbët.

Cili është ndikimi real i Listës Serbe?

Pas zgjedhjeve të shkurtit, kur çdo votë e deputetëve ishte e rëndësishme për formimin e institucioneve, pothuajse askush nuk llogariste në nëntë votat e Listës Serbe.

Analistët politikë vlerësojnë se në këtë pozitë të Listës Serbe ka ndikuar edhe sulmi i armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës, dhe që u krye nga një grup serbësh të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Lista Serbe asnjëherë nuk u distancua nga ai.

Gogiq vlerëson për Radion Evropa e Lirë se institucionet e reja, të udhëhequra nga LVV-ja, në masë të madhe do ta “injorojnë” Listën Serbe dhe se ajo nuk do të ketë ndikim të rëndësishëm politik.

“Votat e Listës Serbe nuk janë të nevojshme për zgjedhjen e Qeverisë, as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E vetmja gjë që mund të bëjnë është ta kontestojnë zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nëse zgjidhet Rashiq, por edhe kjo është nën pikëpyetje të madhe, në varësi të qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese”, thotë ai.

Hipotetikisht, shton Gogiq, LVV-ja mund të “lëshojë pe” ndaj Listës Serbe vetëm nëse Gjykata Kushtetuese vendos se nënkryetari i Kuvendit duhet të vijë nga partia më e madhe në Kuvend e komunitetit serb, që në këtë rast është Lista Serbe.

Zyrtarët e Listës Serbe shpesh në publik deklarojnë se kjo parti është përfaqësuesja e vetme dhe legjitime e serbëve në institucionet e Kosovës, por zëri i tyre edhe më herët pothuajse nuk është dëgjuar në Kuvend apo në Qeverinë e Kosovës, meqë rrallë kanë marrë pjesë në punën e këtyre institucioneve.

Shoqëria civile nga komuniteti serb më herët i ka bërë thirrje Listës Serbe që të marrë përgjegjësi dhe të angazhohet më aktivisht në jetën institucionale, në mënyrë që përmes institucioneve të ulet paqëndrueshmëria dhe të kontribuohet për paqe./REL

kosovë albin kurti zgjedhje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë