10 Nëntor 2025, 10:49
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, paraqiti sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ku theksi kryesor bie mbi pensionet. Sipas ministrit, masat e parashikuara nuk përbëjnë vetëm ndërhyrje sociale, por përfaqësojnë edhe një politikë strukturore, e mbështetur në konsolidimin ekonomik dhe të ardhurat e qëndrueshme buxhetore.
Ai shtoi më tej se kryefjala e këtij prjektbuxheti është mirëqenia sociale dhe më pas vijon me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor.
“Vëmendja jonë dhe kryefjala e këtij projektbuxheti është padyshim rritja e mirëqenies sociale, duke vijuar më tej me nxitjen për modernizimin e infrastrukturës, përsosjen e sistemeve dixhitale, por edhe zhvillimin e kapitalit njerëzor përmes arsimit dhe punësimit cilësor. Themelore e buxhetit është pa diskutim reforma e pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030. Të moshuarit, kjo kategori e nderuar, do të marrë mbështetje direkte financiare nga buxheti i shtetit.
Duke filluar nga janari 2026, përmes mbështetjes buxhetore, do të zbatojmë një kompensim të ardhurash për të gjithë pensionistët bazuar në kategorinë e pensionit që ata përftojnë aktualisht. Dhe më konkretisht, do të kemi rritje me 1800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune. Do të kemi rritje me 8000 lekë ose 800 lekë në muaj për pensionet urbane të pjesshëm. Do të kemi një rritje me 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. Do të kemi një rritje me 700 lekë në muaj për pensionet familjare. Do të kemi një rritje me 600 lekë në muaj për pensionet e invaliditetit në publik.
Efekti financiar i parashikuar për këtë masë për vitin 2026 është parashikuar rreth 10.4 miliardë lekë, që do të mbulohet plotësisht nga buxheti i shtetit. Në fund të mandatit, efekti kumulativ për periudhën 2026-2030, llogaritet në rreth 1.7 miliardë euro për buxhetin e shtetit. Kjo ndërhyrje e parashikuar financiarisht në buxhetin e shtetit, nuk është një masë thjesht sociale, por një politikë strukturore që mbështetet mbi bazat e konsolidimit ekonomik, por edhe të të ardhurave të qëndrueshme buxhetore. Nëpërmjet saj, ne synojmë t'i kthejmë brezit të të moshuarve, vlerësimin dhe dinjitetin e merituar, por duke forcuar njëkohësisht edhe besueshmërinë në sistemin e pensioneve”, tha Malaj.
petrit malaj
Politike
9 Nëntor 2025, 14:14
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se mbyllja e negocia...
Politike
10 Nëntor 2025, 10:22
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për garat me balotazh në 18 komuna t&...
Politike
10 Nëntor 2025, 10:02
M.L
Edi Rama
TIRANA- Pas përfundimit të numërimit në pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme, kryeministri Edi ...
Politike
10 Nëntor 2025, 09:26
M.L
Eric Adams, bën simbolin e shqiponjës
SHBA- Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, organizoi një ceremoni n&eu...
Politike
10 Nëntor 2025, 08:43
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 pë...
Politike
10 Nëntor 2025, 08:38
M.L
Bojni
MAT- Socialisti Altin Bojni doli fitues në Bashkinë e Matit, duke triumfuar ndaj dy kandidatëve të pavarur: Eduart Brahilika...
Politike
10 Nëntor 2025, 08:27
M.L
Personat që janë mbi 55 vjeç ishin sa një e treta e zgjedhësve që kishin të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme...
Politike
10 Nëntor 2025, 08:05
M.L
Bunilda Mersini
VLORA- Pas përfundimit të numërimit të votave në Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini e Partisë Soci...
Politike
10 Nëntor 2025, 07:50
M.L
Gabriel Guma
TEPELENA- Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reagu...
Politike
10 Nëntor 2025, 07:44
M.L
Gramoz Sako
TEPELENA- Pas fitores së bindshme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tepelenës, kandidati socialist Gramoz Sa...