27 Nëntor 2023, 15:50
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja për emigrantët me Italinë do te jetë si një qendër pritjeje për pak kohë. Duke folur në Këshillin e Atlantikut për të diskutuar mbi sfidat e rajonit, Rama tha se nuk është i sigurtë nëse do të procesohen 3 mijë persona çdo muaj. Po ashtu ai theksoi se arsyeja e vetme që ndodhi kjo zhurmë është sepse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.
“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.
Është quajtur me gjithë emrat e papërshtatshëm, nga Guantanamo te shkelja e të drejtave të njeriut. Nëse marrëveshja do ishte me një vend tjetër të BE-së, askush nuk do kishte humbur një minutë duke folur për të, jo më të zinte kaq hapësirë në ekrane. Mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon paragjykim. Vendet e BE-së nuk tregojnë një solidaritet të tillë, ne e tregojmë, ndaj i shoh këto kritika me këtë perspektivë”, tha Rama.
edi rama
Politike
27 Nëntor 2023, 14:27
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në...
Politike
27 Nëntor 2023, 13:38
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama refuzon të ngrihet Komisioni...
Politike
27 Nëntor 2023, 13:32
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se për k...
Politike
27 Nëntor 2023, 12:53
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cil...
Politike
27 Nëntor 2023, 11:43
r.ll
holta zacaj
TIRANË- Ditën e sotme Kuvendi po zhvillon një seancë me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës së Shqip&eu...
Politike
27 Nëntor 2023, 10:56
r.ll
foto ilustruese
Nga Adelheid Woelfl, "Der Standard"
AUSTRI- Marrëveshja u përpunua në fshehtësi. Më 6 nëntor, kryeministri i...
Politike
26 Nëntor 2023, 14:32
A.B
Edi Rama
TIRANË- Lëvizja Bashkë ka ndarë hulumtimin e kryer nga BIRN, në lidhje me Portin e Vlorës. Sipas tyre, hulumtimi pas...
Politike
26 Nëntor 2023, 11:33
A.B
Beleri dhe Rama
TIRANË-Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për të disatën herë në ...
Politike
26 Nëntor 2023, 11:28
A.B
Ministria
TIRANË- Shqipëria ka shënuar një hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bash...
Politike
25 Nëntor 2023, 19:10
a.l
Sali Berisha
LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike thotë se e ka kundërshtuar marrëveshjen e refugjatëve por nuk do të ...