LIVE UPDATES
Politike

Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet

Kosova, qysh në dhjetor të vitit 2022, ka dorëzuar formalisht kërkesën për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë asnjëherë nuk është shqyrtuar nga ana e Këshillit Evropian.

3 Qershor 2025, 18:56 Nga DOSJA
Marta Kos: Kosova të formojë sa më shpejt institucionet
Marta Kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, përsëriti se "Kosova duhet të formojë sa më shpejt institucionet e saj” dhe nënvizoi qartë se "vendi duhet të ketë parasysh se përparimi drejt Bashkimit Evropian lidhet me dialogun me Serbinë”. Këtë deklaratë Marta Kos e bëri gjatë një debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian. Ajo nënvizoi se "Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE kur Këshilli të kërkojë një gjë të tillë”.

"Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është thelbësore që të formohen shpejt institucionet dhe të shkohet përpara me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën publike. Një qeveri funksionale dhe një kuvend janë të domosdoshëm në mënyrë që Kosova të përfitojë nga plani i reformave dhe rritjes”, tha komisionerja e BE-së.

Rruga e Kosovës drejt BE-së normalizimi i raporteve me Serbinë

Kosova, qysh në dhjetor të vitit 2022, ka dorëzuar formalisht kërkesën për anëtarësim në BE, por ajo kërkesë asnjëherë nuk është shqyrtuar nga ana e Këshillit Evropian.

"Komisioni mbetet i gatshëm të përgatisë mendimin për anëtarësimin e Kosovës në BE, kur të marrë një kërkesë të tillë nga Këshilli. Por më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmesnormalizimit të raporteve me Beogradin e jo përmes veprimeve të njëanshme”, ka thënë Kos.

Sipas procedurave në Bashkimin Evropian, vendet anëtare në Këshill duhet të mandatojnë Komisionin Evropian për të përpiluar mendimin nëse Kosova i përmbush apo jo kushtet për status kandidati. Pastaj, vendimet në bazë të atij mendimi i merr Këshilli, duke vepruar njëzëri nga të gjitha vendet anëtare.

Bislimi takon Sørensen

Në kohën kur zhvillohej debati në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, zëvendëskryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, takoi në Bruksel Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian përdialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Ky është takimi i parë i Bislimit me Sørensen në Bruksel. Sørensen nuk foli për takimin, por sipas kryenegociatorit të Kosovës, në takim janë ngritur një sërë çështjesh.

"Fillimisht ai na tregoi për qasjen që ai mendon ta ketë në fazat e ardhshme të bisedimeve, qoftë në nivel të kryenegociatorëve, qoftë edhe në takimet e larta ku pastaj udhëhiqen nga znj. Kaja Kallas, dhe pastaj në takimin bilateral ngritëm një sërë temash për të cilat besojmë se është shumë me rëndësi që sa më shpejt të kemi përgjigje nga Brukseli apo zgjidhje”, tha Bislimi.

Ai përmendi çështjen e menaxhimit të integruar të kufirit Kosovë-Serbi, mosfunksionimin e linjave të interkoneksionit mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshihet në kuadër të implementimit të marrëveshjes së energjisë ndërmjet dy vendeve.

Vakumi institucional

Në Kosovë tash e gati katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, akoma nuk janë themeluar institucionet e reja, pasi që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar për t'i hapur rrugë krijimit të qeverisë së re. Për këtë "vakum institucional” është i vetëdijshëm kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, por ai thotë se për disa çështje mund të flitet në Bruksel.

"Natyrisht se ka vështirësi për arsye se nuk mund të mbahen takime të nivelit të lartë, por megjithatë janë disa tema ku Kosova mund të përfitojë nëse ka konstruktivitet apo qasje konstruktive nga ana e Serbisë, edhe mendoj që nuk do të ishte në rregull nëse ne i humbim këto shanse për shkak se në Prishtinë ka pengesa në konstituimin e Kuvendit”.

A do të zgjidhet ngërçi politik së shpejti?

Të mërkurën, me 04.06 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish për të 24-tën herë me radhë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, ndonëse nuk është njoftuar për ndonjë marrëveshje politike që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale. Dhe nëse nuk gjehet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, detyrohet të caktojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet me 48 vendet e siguruara, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund ta formojë qeverinë./DW

marta kos

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë