LIVE UPDATES
Politike

Mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Bardhi: I ka kapur paniku, kujtoni fytyrën e Veliajt sot kur hyri në SPAK

Ai u bën thirrje socialistëve, të heqin dorë nga bojkoti dhe t’i rikthehen misionit për të kontrolluar aferat korruptive.

30 Prill 2024, 14:49 Nga M.B
Mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor të Shëndetësisë,
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontratat koncesionare në shëndetësi. Bardhi thotë, me anë të një postimi në Facebook, se bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin e bërë me kontratat e sterilizimit dhe check-up, por tregon frikën e mazhorancës.

Ai u bën thirrje socialistëve, të heqin dorë nga bojkoti dhe t’i rikthehen misionit për të kontrolluar aferat korruptive. Bardhi shton se deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot kur hyri në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura, sipas tij, nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. 

Reagimi i plotë i Bardhit: 

Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!

Bojkoti nuk mund të jetë mjet në veprimtarinë e institucioneve. Kur ky mjet përdoret nga mazhoranca, me qëllim për të penguar punën e vetë institucionit dhe për të mos lejuar hetimin parlamentar, kjo merr tiparet e një puçi kushtetutes. Sjellja e përsëritur e deputetëve të mazhorancës në Komisionin Hetimor të kontratave koncesionare në shëndetësi është tregues i panikut që ka kapur mazhorancën nga kontrolli i kontratave korruptive të sterilizimit dhe check-up. Pse ikin? Pse fshihen? Kë po mbrojnë?

Sjellja bllokuese/bojkotuese fatmirësisht është një film i parë nga çdo qytetarë, sepse po ndjekin të njëjtin model që u përpoqën të ndiqnin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Në atë rast dështuan me turp. Jo vetëm nuk e penguan opozitën që ti shkonte deri në fund asaj afere korruptive, por sot kishin rastin të shihnin Erion Veliajn, “dëshmitarin” kryesor të atij Komisioni Hetimor, tek priste 1 orë pas derës së SPAK për t’u marrë në pyetje.
Deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot tek hynte në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. Në Komision Hetimor deputetët e mazhorancës i bënë avokatinë, por sot nuk e kishin këtë mundësi.

Prandaj, hiqni dorë nga bojkoti dhe rikthejuni misionit për të kontrolluar aferat korruptive. Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin publik, jo të bëjë avokatinë e të korruptuarve. Gjurmët e korrupsionit në shëndetësi, njëlloj si tek inceneratorët, nuk i mbulon dot as bojkoti, as bllokimet, as vonesat dhe as avokatia partiake.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet