LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12 qarqeve, Noka: Do ketë protesta të pandalshme! Berisha: Zgjedhja e deputetëve sipas primareve

• Në selinë blu është zhvilluar pasditen e sotme mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. • Në mbledhje me lidhje me video ka mbajtur fjalën edhe kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha. • Kryedemokrati tha se sot kjo mbledhje zhvillohet në një moment që sipas tij kryesia duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. • Për sa i përket zgjedhjes së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025-sës, Berisha theksoi se do vijohet me primaret brenda partisë. • Në mbledhje, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zbardhur listën e emrave të drejtuesve politike të PD-së në qarqet e vendit. • Ndërkohë vetë ai do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë. • Drejtuesit politikë të PD: Tiranë- Belind Këlliçi; Durrës- Oerd Bylykbashi; Lezhë- Agron Gjekmarkaj; Shkodër- Luçiano Boçi; Fier- Gazment Bardhi; Kukës- Flamur Hoxha; Dibër- Xhelal Mziu; Elbasan- Ervin Salianji; Korçë- Ivi Kaso; Berat- Eno Bozdo; Vlorë- Bujar Leskaj dhe Gjirokastër- Dritan Shehu. • Noka tha po ashtu se shumë shpejt do të caktohet data e nisjes së protestave të cilat ai i cilësoi se do të jenë "të pandalshme deri në arritjen e synimit të PD-së, i cili ështq qeveria teknike".

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Berisha: PD "pro" votës së 1.5 mln shqiptarëve të diasporës! Zgjedhja e deputetëve sipas primareve

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12
mbledhja e kryesisë

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kreu i PD-së, Sali Berisha i kërkoi anëtarëve që të sqarojnë çdo qytetar se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit.

Për sa i përket zgjedhjes së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të 2025-sës, Berisha theksoi se do vijohet me primaret brenda partisë.

Kryedemokrati tha se "jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij." Berisha solli sërish në vëmendje zgjedhjet e Himarës, ku tha se Rama solli votues nga Dropulli në Himarë që të merrte fitoren e zgjedhjeve.  

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Dhe meqë jam këtu, unë ju lutem shumë të sqaroni çdo anëtare dhe anëtar tonin dhe çdo qytetar dhe qytetare, se ajo që votuat në parlament nuk ka asnjë lidhje me problematika e mëdha të zgjedhjeve, të cilat kanë rrënuar barazinë e zgjedhjeve, karakterin e tyre, kanë siguruar kontrollin e vullnetit të qytetarëve nga qeveria.

Me këtë rast, dua të them se ishte PD ajo që ia doli të votojë respektimin e së drejtës kushtetuese të mbi 1.5 mln shqiptarëve që ndodhen jashtë shtetit. Dhe unë besoj se, asnjë demokrat nuk duhet të imagjinojë se një parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve do mund t’i lejonte vetes t’i bëhej shkak që ajo e drejtë themelore kushetuese t’ju mohohej qytetarëve shqiptarë në kohën që ajo e kishte shpallur publikisht atë që nga viti 2012 e në vazhdim.

Së bashku me të, PS kushtëzoi edhe shqyrtimin e vendimit tjetër të gjykatës, dhe natyrisht nqs ne nuk pranonim shqyrtimin e atij vendimi, sot 1.6 mln shqiptarë do të ishin pa të drejtë vote. Ne nuk mund të merrnim atë përgjegjësi. Ai vendim u shqyrtua dhe, ai vendim hoqi disa pengesa artificiale të vendosura që rekomandoi gjykata.

Ne jemi parti që për zgjedhjen e deputetëve e ka të fiksuar në statutin e saj me mekanizmin e Primareve. Të dashur miq, jo vetëm që reforma zgjedhore nuk u pranua nga Edi Rama, por siç theksova më sipër, asnjë nga krimet monstruoze elektorale nuk ndëshkua nga drejtësia e tij. Ç’ka do të thotë se në zgjedhjet e vitit 2025, do të bëhet e vërtetë fjala e tij se, nuk keni parë gjë akoma. Se do të përdorë mekanizma të tjerë për të grabitur votën që ne akoma nuk kemi parë.

Se i tillë është oreksi i tij për pushtet, e bën që të heqë dorë nga çdolloj parimi. Ju e patë në Himarë, nuk ngurroi të sjellë nga Dropulli votues në Himarë, dhe të shkarkojë drejtorin e pergjithshëm të Gjendjes Civile vetëm e vetëm se ai refuzonte një akt të tillë.  

1 VITE ME PARE

Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Zbardhen emrat e drejtuesve politikë të qarqeve, Noka: Do ketë protesta të pandalshme

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12
mbledhja e kryesisë

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij ka zbardhur listën e emrave të drejtuesve politike të PD-së në qarqet e vendit. Ndërkohë Noka do të drejtojë fushatën në të gjithë Shqipërinë.

Drejtuesit politikë të PD:

Tiranë- Belind Këlliçi 

Durrës- Oerd Bylykbashi 

Lezhë- Agron Gjekmarkaj

Shkodër- Luçiano Boçi

Fier- Gazment Bardhi

Kukës- Flamur Hoxha

Dibër- Xhelal Mziu

Elbasan- Ervin Salianji

Korçë- Ivi Kaso

Berat- Eno Bozdo

Vlorë- Bujar Leskaj

Gjirokastër- Tritan Shehu

 Noka tha po ashtu se shumë shpejt do të caktohet data e nisjes së protestave të cilat ai i cilësoi se do të jenë "të pandalshme deri në arritjen e synimit të PD-së, i cili është qeveria teknike".

"Siç e tha edhe kryetari që nga dita e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, të gjithë deputetët do të jenë pranë zonave të tyre në terren pbr të kontaktuar me qytetarët për të ngjallur dhe mobilizuar çdo strukturë tonë me synim protestë të vazhdueshme të arrijmë qëllimin që ne kemi vendosur: qeverinë teknike. Për datën do të kemi një mbledhje për fillimin e protestave të pandalshme deri në arritjen e objektivave të vendosura", u shpreh Flamur Noka gjatë fjalës së tij.

1 VITE ME PARE

"Procesi zgjedhor një farsë"/ Berisha: Krimi elektoral, krim i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Ramës

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12
mbledhja e kryesisë se pd

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha gjatë fjalë së tij se që nga viti 2017 deri në 4 gusht të vitit 2024, Edi Rama shkoi, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore". Sipas kryedemokratit shqiptarët janë dëshmitarë të këtij fakt.

Ai deklaroi se të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kjo që duhet të zgjidhim ne, ky problem madhor që duhet të zgjidhim është një problem që u trashëgua nga zgjedhjet në zgjedhje. Shqiptarët janë dëshmitarë se, Edi Rama nga viti 2017 gjer në 4 gusht të vitit 2024 shkoi duke deformuar në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farsë të vërtetë zgjedhore.

Por përveç kësaj, ne kemi patur dhe një problem të dytë madhor, se ky proces shkatërrimtar i procesit zgjedhor është shoqëruar me një propagandë të stërfuqishme, e cila ka fajësuar viktimën, dhe jo fajëtorin e vërtetë, e cila ka shpallin krimin elektoral sukses. E cila ka shpallu fitore fitoren e grabitur në verbëri pa kuptuar se çfarë dëmi kolosal i bëri shoqërisë shqiptare me këtë qendrim.

Të gjitha këto e kanë bërë procesin zgjedhor në thelb dhe në të vërtetë në një proces zgjedhor siamez, jo më, në diktatura ideologjike, por siamez me diktaturat, me mobokracitë, diktaturat e bandave, apo në diktaturat e bazuara në aleancat e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve.

Në mënyrë të përditshme, të guximshme, ju keni denoncuar me qindra dhe mijëra raste për të mos thënë akte madhore krimi elektoral. Kemi denoncuar akte madhore të vjedhjes të qindra e qindra, dhe së fundmi me Portin e Durrësit miliarda euro. Kemi denoncuar ndarjen e pasurisë publike nga Edi Rama me familajrë dhe klane të tij kriminale. Kemi denoncuar zhdukjen e qindra milionë fondesh publike. Lidhjet e tmerrshme të nëndheshme të qeveritarëve me krimin, me emra, me fakte.

Por që të gjitha këto të dashur miq, kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse për faktin e thjeshtë, se Edi Rama sot me mekanizmin e kthimit të votës në krim dhe krimit në votë, ka shti në dorë, kontrollon të gjitha pushtetet. Ne jemi opozitë, dhe si e tillë, sigurisht që ne na intereson zbatimi i shtetit ligjor në çdo rast, por na intereson para se gjithash ndëshkimi i krimit elektoral. Me gjithë punën, mendoj unë tejet të dokumentuar të dhunimit të zgjedhjeve, krimi elektoral është krimi i amnistuar nga drejtësia e kontrolluar e Edi Ramës

1 VITE ME PARE

Berisha: Kryesia e PD mblidhet për të marrë përsipër përgjegjësinë e kthimit të votës së lirë

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike po mban fjalën e tj në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë. Berisha tha se sot kjo mbledhje zhvillohet në një moment që sipas tij kryesia duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Më tej lideri i opozitës tha se PD në vitet e fundit ka përjetuar një periudhë të vështirë, por që është ende e fuqishme dhe e bashkuar. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Së pari, ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë. Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral.

1 VITE ME PARE

Mblidhet sot Kryesia e PD, nga diskutimet e strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës e deri te çështjet e brendshme, çfarë pritet të diskutohet

Mblidhet kryesia e PD-së/ Caktohen drejtuesit politikë të 12
Selia e PD

TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme rreth orës 18:00. Këtë lajm e ka konfirmuar dje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Ky i fundit, me anë të një mesazhi dërguar anëtarëve të Kryesisë, ka dhënë detaje nga mbledhja që pritet të mbahet.

Në mesazh bëhet me dije se në mbledhje pritet të ketë diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës, diskutime për çështje te brendshme organizative dhe të tjera. 

"Përshëndetje miq. Ditën e Mërkurë dt 4 Shtator ora 18.00 do zhvillojmë mbledhje të Kryesisë me rend dite:
1-Diskutime rreth strategjisë se aksionit opozitar të vjeshtës.
2- Çështje te brendshme organizative.
3-Te tjera”, thuhet në mesazhin e Nokës.

mbledhja e kryesise se pd 4 shtator 2024 flamur noka sali berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë