LIVE UPDATES
Politike

Mblidhet sot për herë të tretë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, betimi i deputetëve i pasigurt edhe të shtunën

Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.

19 Prill 2025, 07:22 Nga N.F
Mblidhet sot për herë të tretë seanca për konstituimin
Foto ilustruese

KOSOVË- Nuk ka sinjale të mjaftueshme që konfirmojnë se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, do të miratohet së shpejti nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës.

Miratimi i këtij raporti do të jetë sërish sfidë edhe të shtunën, kur pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, thonë disa nga deputetët e partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë, si dhe njohës të zhvillimeve politike.

Miratimi i këtij raportit i hap rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë dhe më pas edhe procedurave të tjera që çojnë drejt përmbylljes së konstituimit të përbërjes së re të këtij institucioni ligjvënës.

Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik nëse do të arrijë ta sigurojë shumicën e nevojshme të votave për miratimin e këtij raporti.

Të premten, Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë çështje i është përgjigjur me pyetje.

“Ajo [çështja e miratimit të raportit] është nesër [të shtunën], apo?” ka thënë Kurti.

Më 15 prill, ditën kur nisi seanca konstituive e Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kërkuan dorëheqjen formale dhe publike të anëtarëve të Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë - në mënyrë që raporti të miratohej nga deputetët e tyre.

Po atë ditë, Kurti tha se dorëheqja e tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e njoftoi KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë se a ka ndonjë ndryshim qëndrimi nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti nuk i është përgjigjur. Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë se hezitimi për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, ekziston tek të gjitha partitë parlamentare.

Megjithatë, ai shpreh bindjen e tij se kjo nyje, e cila është krijuar në procesin e konstituimit të Kuvendit, duhet të zgjidhet.

“Duhet ta kalojmë [miratojmë] raportin dhe të hyjmë në temë, pra, të betohen deputetët. Raportin është dashur të kalojmë [qysh në fillim]. Nuk është kjo as garë as kundërshtim”, theksoi Berisha.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës mendon ndryshe. Deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Besian Mustafa, thotë për Radion Evropa e Lirë se anëtarët e ekzekutivit - të cilët janë zgjedhur dhe certifikuar si deputetë - duhet t’i deponojnë dorëheqjet e tyre në organet e Kuvendit të Kosovës.

“LDK-ja vazhdon të jetë me të njëjtat qëndrime që kanë qenë që nga fillimi i kësaj seancë konstituive. LDK-ja nuk sheh ndonjë rrugë tjetër, përveç asaj ligjore”, thekson Mustafa.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje nuk i është përgjigjur PDK-ja.Megjithatë, kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi, në një paraqitje për televizionin T7, të enjten, tha se deputetët e PDK-së nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Ai ka theksuar se në rast se duhet të miratohet raporti në Kuvend, i takon Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë votat e domosdoshme për një gjë të tillë.

Politologu Dritëro Arifi, profesor në Kolegjin UBT në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike parlamentare nuk po tregojnë vullnet politik për tejkalimin e ngecjes në procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai nuk e sheh si problem të madh gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje nga partitë politike, por sipas tij, ato kanë frikë nga procesi që do ta pasojë konstituimin e Kuvendit, që nënkupton formimin e Qeverisë së re.

Për formimin e ekzekutivit, janë të domosdoshme votat e 61 deputetëve nga 120 sa i ka Kuvendi. Asnjëra nga partitë nuk e ka shumicën për formimin e Qeverisë dhe, sipas Arifit, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as tri partitë, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, nuk janë të interesuara ta krijojnë një qeveri të pakicës.

“Në fakt, asnjëra palë nuk po dëshiron, por normalisht që përgjegjësia më e madhe bie mbi partinë fituese [LVV], sepse ata janë që duhet të bashkëpunojnë, të gjejnë zgjidhje. Ata i kanë fituar zgjedhjet për të qeverisur dhe jo për të ikur nga qeverisja. Në një këndvështrim afatgjatë, kjo mund ta dëmtojë më shumë Vetëvendosjen sesa partitë tjera”, thekson Arifi.

Ai shton se tejkalimi i zvarritjes së procesit të konstituimit të Kuvendit, që i hapë rrugë formimit të Qeverisë, do të varet nga vendosmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bërë një gjë të tillë, por edhe nga tri partitë tjera, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja për ta sfiduar partinë e parë që ajo të shkojë drejt procesit të formimit të ekzekutivit.

Sipas tij, një nga format e zgjidhjes së nyjës në procesin e konstituimit të Kuvendit, është që Lëvizjes Vetëvendosje t’i bashkëngjiten edhe partitë e tjera në votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit dhe në konstituimin e Kuvendit në përgjithësi.

“Të dyja palët kanë ngelur në pozicionet e caktuara. Por, nesër [të shtunën], mbase opozita mund të tregohet pak më e zgjuar, që ta fusë në kurth Vetëvendosjen. Pastaj, le të tentojë ajo [Vetëvendosje] që ta formojë Qeverinë. Kjo do të ishte ndoshta betejë më e rëndësishme për opozitën sesa për Vetëvendosjen”, thekson Arifi.

Megjithatë, bazuar në qëndrimet publike të partive politike parlamentare, Arifi nuk pret që të shtunën të tejkalohet ngecja në Kuvend dhe të hapet rruga për betimin e deputetëve.

Sipas tij, kjo situatë do të vazhdojë së paku edhe me dy ose tri vazhdime të seancës konstituive të Kuvendit dhe nëse nuk arrihet zgjidhje, atëherë ai pret përfshirjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të gjetur ndonjë zgjidhje.

Ai thotë se është i vetëdijshëm që presidentja Osmani nuk ka mandat kushtetues për të ndërhyrë në çfarëdo forme në procesin e konstituimit të Kuvendit, por sipas tij, “ajo ka mandat për mbrojtjen e rendit kushtetues”.

Kosova, sipas Arifit nuk guxon të mbesë pa institucione dhe në rast se ka një rrezik të tillë, presidentja Osmani duhet të ndërhyjë te partitë politike që ato të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit./ REL

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!