All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë me themel. Balla: Duam rajone

TIRANË- Sot, maxhoranca dhe opozita u ulën në takimin e parë për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e sotme, është konstituar komisioni për Reformën Territoriale dhe është miratuar sekretariati dhe të gjithë anëtarët e tjerë të grupit, ku të gjithë kanë mbajtur nga një fjalë të shkurtër. Bashkëkryetarja e komisionit deputetja e PD-së, Dhurata Çupi tha se Reforma Territoriale e vitit 2014 ka dështuar dhe se duhet që t’i rikthehen në themel. Sipas Çupit, ajo Reformë synoi decentralizimin. Por ashtu një përplasje pati dhe me bashkëkryetaren Anila Denaj lidhur me limitin kohor të Komisionit. Demokratja tha se po vihej në presion, ndërsa Denaj i siguroi edhe njëherë që afat kohor mund të ndryshohej në përputhje me ligjet. Ndërsa deputeti i PD-së, Xhelal Mziu tha se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore për 10 mijë banorë në rrethe të ndryshme. Në fjalën e tij, deputeti demokrat u shpreh se sot kemi administratë tre herë më shumë se në 2015 dhe se janë humbur 80 mn euro. Por përgjigje i ktheu Mesila Doda që kërkoi mbylljen e mbledhjes për sot, e cila është në kuadër të procedurës. Megjithatë përgatitjet kanë nisur që dje. Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e djeshme se duhet të gjendet një mënyrë që të shkohet drejt një organizimi me funksion rajonal, ndërsa kërkoi që opozita t’i përmbahet objektit. Balla tha se komisioni për reformën zgjedhore do të jetë vështirë të aplikohet për zgjedhjet e ardhshme vendore, që sipas një përllogaritjeje, ai thotë se mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj të vitit 2023. Parimisht, Balla u shpreh kundër idesë së artikuluar në vazhdimësi nga opozita, për shtim të bashkive, duke thënë se edhe ato aktualet, janë më shumë se nevojiten. Ndërsa Alibeaj s’ka pasur asnjë propozim, por pret propozime nga deputetët. Ndërkohë që Territorialja ka nisur punë, të premten do të mblidhen anëtarët e Komisionit për “Zgjedhoren”. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.

5 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

VD-Territorialja/ Mziu e nisi me fjalim, Mesila Doda: Do kemi kohë, ta mbyllim për sot

All - Paragraf - 1

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë

TIRANË- Edhe pse kanë nisur me debate, nuk kanë vijuar gjatë. Në fund të mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, deputetja Mesila Doda ftoi kolegët që çështjet dhe kundërshtitë politike t’i linin për në mbledhjet e radhës, ndërsa sot të vazhdohej me konstituimin.

"Kemi një rend dite sot, nuk është dita dhe vendi që të flasim politikisht. Le t'i mbyllim punimet për sot. Ky parlament ka zgjatur në kohë shumë afate. Do i sugjeroja kolegëve të maxhorancës që të kuptojnë se nuk është vetëm çështje politike, por të bëjmë jetën e qytetarëve për këtë çështje. Të respektojmë sot rendin e ditës,"-tha Mesila Doda.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

4 VITE ME PARE

VD-Komisioni i Territoriales/ Denaj kërkon kujdes: Ka afat. I kthehet Çupi: S'vihemi dot nën presion

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë

TIRANË- Afati për Reformën Territoriale ka futur në sherr dy bashkëkryetaret. Gjatë diskutimit mes anëtarëve të Komisionit për Reformën Territoriale, nënkryetarja e këtij komisioni, Dhurata Çupi theksoi se veprimtaria e tyre nuk mund të jetë nën presionin e datave dhe të afateve. Ajo theksoi se nga ana e kryetares, Anila Denaj ky duket një provokim. Ndërkohë kjo e fundit kujtoi rregulloren. Duke lënë të hapur mundësinë dhe për një shtyrje të mundshme të afatit. 

PJESË NGA BISEDA: 

Dhurata Çupi: Javën tjetër do të kemi planin e punës, nuk jemi dot në presionin e datave se vendimi i parë është në shkurt. duhet të punojmë deri në limitin që përkon me dekretin e presidentit për zgjedhjet e ardhshme. Nuk jemi dot nën presionin e afateve kohore. Prandaj kjo pjesa e kohës mendoj që ishte ndoshta

Anila Denaj: Përtej diskutimit që kemi bërë, mendoj që ka një afat që është juridikisht i referuar në urdhër. Por sipas rregullave të Kuvendit, kur të flasim kontrektisht për afatin do të flasim me të.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

4 VITE ME PARE

VD-'Ndryshuat qendrim për presidentin'/ Territorialja, Krashi-Mziut: Të punojmë pa paragjykuar

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë
Lavdrim Krashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi i ka kërkuar kolegut të opozitës, Xhelal Mziut që të mos e paragjykojnë Komisionin e Reformës Territoriale. Në fjalën e tij, ai tha se të gjithë duhet të punojnë prë të mirën e qytetarëve.

"T'i japim mundësinë Komisionit pa e paragjykuar. Duke pasur parasysh interesin e zgjedhësve dhe të jetë në funksion të jetës së tyre. Shqetësimet e Mziut qëndrojnë edhe pse kemi qasje të ndryshme. Nuk është koha sot për të hyrë në debate dhe detaje. Të kemi një produkt që të paktën pjesa më e madhe e shqiptarëve të jetë dakord. Nuk hymë në detaje as për numrin, as çfarë nuk do të prekim,"-tha Lavdrim Krashi.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

4 VITE ME PARE

VD-Territoralja/ Mziu kapet me ish-ministren, deputeti: Tepelena e Përmeti sa gjysma e Dibrës, kanë më shumë NJV

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka folur në mbledhjen e parë të Komisionit të Reformës Territoriale duke nxjerrë në pah disa nga problemet që prodhoi ndarja e 2015 në 61 bashki, në të gjithë vendin. Mziu theksoi se ndarja territoriale favorizoi shpopullimin e zonave bujqësore dhe disporporcionin në ndarjen e njësive vendore. E po ashtu, përmendi se nuk kanë shumë besim tek maxhoranca, pasi kanë treguar se nuk e kanë mbajtur fjalën në marrëveshjet që kanë bërë me opozitën.

PJESË NGA DEBATI: 

Mziu: Edhe duke qenë se jam anëtarë i Komisionit...
Denaj: Komentet i hapim pak më vonë, të mbarojmë pjesën juridike
Mziu: Tek rendi i ditës të futet edhe komunikimi.
Denaj: Duhet të përfundojmë pjesën juridike.
Mziu: Nuk besoj se prish punë.
Denaj: Duke ezuruar rendin e ditës dhe duke kërkua që në mbledhjen e ardhshme, të përcaktojnë veprimtarinë, të presim dëgjesa. Nuk vendosim sot për datën por në javën që vjen të bëjmë mbledhjen e radhës. Asaj ia lëmë të gjithë peshën e komenteve dhe diskutimeve mbi planin e veprimit.
Mziu: Jeni bashkëkryetare, nuk luani rolin e komandueses. Jemi në situatë jonormale se kemi dhe fushatën para. Le tyë përcaktojmë edhe afatet. Ky komision të ketë rrugë të mbarë dhe fat ndryshe nga Komisionet që kemi parë më sot. Ndjehem pak i...për shkak të përfaqësimit si ish-ministre. Sot pushteti krahasuar me atëherë është me keq, edhe për shkak të decentralizimit por edhe finanave. Në këto 7 vite ka dalë në pah problematikat që janë konstatuar. Nuk ka pasur prishmërinë që kishim. Nuk janë kursyer 80 mln euro, kemi administratë më shumë se më parë. Kemi një fond pagash akoma më shumë. Dibra ka një njësi vendore, Tepelena dhe Përmeti janë sa gjysma e Dibrës dhe kanë nga 3 a 4. Ka patur probleme për sa i përket zonave rurale. është prodhuar shpopullimi. Toka është lënë djerrë. Jam spektik për këtë komision. Ju ndryshoni ndryshimet. Ndodhi edhe me presidentin.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

4 VITE ME PARE

VD-Mblidhet Komisioni për Refomën Territoriale, Dhurata Çupi: Do i rikthehemi në themel!

'Territorialja' konstituohet pa Berishën/PD: Duhet bërë

TIRANË- Deputetja demokrate, bashkëkryetarja në Komisionin për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi theksoi në mbledhjen e parë të Komisionit për Reformën Territoriale se duhet të shikohet në themel, sepse ka dështuar. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e sotëm, ajo u shpreh se kryetarët e bashkive janë cënuar me autoritetin e tyre, ndërsa shtoi se i gjithë qëllimi i punimeve është decentralizimi.

"Është reformë e dështuar, duhet t'i kthehemi në themel për qytetarët. Synohet fillimi i decentralizimit. Sot kemi të thelluar centralizimin e njësive vendore. Kemi qytetarë që nuk e marrin shërbimin ndaj bashkive, një nga arsyet është largësia e madhe gjeografike. është thyer parimi i subcidalitetit. Kryetarët e bashkive janë të cenuar për autoritetin e tyre. Do të kemi raste që t’i tregojmë qytetarëve atë që duhet t’u japim, një reformë të gjithë pranuar, të konsultuar dhe të gjendet konsensusi i përbashkët i të gjitha forcave,"-tha Dhurata Çupi.

Dy kryetarët do të jenë Anila Denaj nga PS-ja që do të bashkëdrejtojë me Dhurata Çupin nga PD-ja. Ky grup do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe Vangjel Dulen dhe Mesila Dodën. Sakaq, të premten do të mblidhet edhe Komsioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

komisioni i reformes territoriale 15 qershor 2022 reforma zgjedhore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit