11 Prill 2025, 21:31
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se 30 ditë kanë mbetur sipas tij deri nga fitorja e frocës politike që udhëheq. Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk duhet të guxojë të prekë votën. Ai iu drejtua mbështetësve duke u thënë se më datën 12 maj do mblidhen në të njëjtin shesh për të festuar.
Gjithashtu Berisha tha se 11 maji është dita e votës së lirë. Sipas tij, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Kryedemokrati tha se së bashku me koalicionin e tyre po kërkojnë që të rinjtë e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Njerëzit e besimit janë njerëzit e të pamundurave. Ndaj miqtë e mi, 30 ditë kanë mbetur. Le të harrojmë lodhjen, le të lëmë mënjanë gjumin, të lëmë mënjanë dëfrimin, të gjithë në fushatë nga mëngjesi gjer në darkë. Kjo është rruga drejt fitores. Rruga duke trokitur në çdo mendje dhe në zemër, duke takuar çdo të njohur dhe të panjohur, të bindur se Shqipëria Madhështore nuk është një program për pushtetin e Sali Berishës. Është një projekt për çdo shqiptar, për çdo atdhetar, është nj projekt për çdo njeri që i thotë lirisë, liri dhe dinjitetit dinjitet. Çfarë kërkojmë ne? Po kërkojmë që Shqipërinë ta bëjmë të jetueshme. Po kërkojmë që Shqipëria të krenohet me prodhimet e saj.
Po kërkojmë që të rinjtë e saj të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri dhe jo të ëndërrojnë të ikin nga Shqipëria. Ndaj dhe le të bëjmë këtë muaj, muajin e përpjekjes të jetës sonë. Muajin e vendimeve më të rëndësishme të jetës sonë. Muajin për t’u dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve fitoren. Me 12 maj të mblidhemi në këtë shesh të festojmë së bashku për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë. 11 maji është dita e votës së lirë. Të dashur miq, sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien në të gjithë Europën. Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua narkoshteti.
Zotimi solemn se shqiptarët do votojnë të lirë.
Dhe unë i them Edi Ramës, mos prek votën se në mënyrë absolute mbi tokë vend nuk do kesh. Jo! Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi dhe këtij kombi. Po ikën me turp si e keqja më e madh pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve. Ndaj dhe i përshëndes të gjithë ata socialistë që kanë vendosur të bashkohen me ne. I përshëndes të gjithë shqiptarët që së bashku Shqipërinë e dhimbjes, ta shndërrojmë në Shqipëri normale, Shqipërinë e qetë, Shqipërinë e gëzimit.
Shqipërinë e dhunës dhe terrorit politik në Shqipërinë e lirive politike. Shqipërinë e zhgënjimit dhe dëshpërimit në Shqipërinë e shpresës dhe besimit. Në Shqipërinë e të ardhmes.
sali berisha
Politike
11 Prill 2025, 21:06
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se projektin e tyre ...
Politike
11 Prill 2025, 20:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë hapjes së fushatës elektorale se nuk është ri...
Politike
11 Prill 2025, 20:50
sali berisha
TIRRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria pret sot me padurim ndryshimin dhe projektin e Shqip&eum...
Politike
11 Prill 2025, 20:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Fillimi i fjalimit gjatë hapjes zyrtare të fushatës zyrtare të Partisë Demokratike duket se ka nxjerrë n...
Politike
11 Prill 2025, 20:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën sot në hapjen zyrtare të fushatës elektor...
Politike
11 Prill 2025, 20:21
r.ll
chris lacivita
TIRANË- Chris LaCivita është ngjitur në podium dhe ka mbajtur fjalën e tij në hapjen zyrtare të fush...
Politike
11 Prill 2025, 19:59
r.ll
pamje nga sheshi nene tereza
TIRANË- Koalicioni "PD-ASHM" ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare që do t&eu...
Politike
11 Prill 2025, 19:55
A.Ll
Edi Rama ne takimin me grate socialiste
TIRANË - Kryeministri Rama në takimin me gratë socialise tha se me anëtarësimin në BE...
Politike
11 Prill 2025, 19:48
A.Ll
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama çeli fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore t...
Politike
11 Prill 2025, 19:35
r.ll
arben ahmetaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për sekuestrimi...