"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
VD-Shënjestron Erion Braçen? Rama: 'Shumëkush' flet për bujqësinë, ose s'kanë lidhje, ose...
Kryeministri Edi Rama tha se personat që ankohen për kushtet e fermerëve në vend, por i ironizoi duke u shprehur se shumë prej tyre nuk e kuptojnë se çfarë flasin
18 Maj 2022, 11:07Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi emër, i vetmi brenda selisë mavi që flet për fermerët është ish-zv.kryeministri Erion Braçe. Në fjalën e tij, sot Rama tha se personat që ankohen për kushtet e fermerëve në vend, por i ironizoi duke u shprehur se shumë prej tyre nuk e kuptojnë se çfarë flasin. Ose kishte dhe një version tjetër; sipas Ramës nuk donin që të kuptonin.
“Flet vetë realiteti, sot nuk është më fermeri që i duhet të dalë në rrugë të shesë prodhimet. Fermerët punojnë të qetë se e kanë prodhimin e tyre të shitur. Flet shumëkush për bujqësinë që s'merr me frymë, ska prespektive, që po braktiset fshati, flasin njerëz që me fshatin s'kanë asnjë lidhje, ose ata që nuk duan të kuptojnë, se rruga e bërjes sukses ka ndryshuar, nuk është më rruga e vjetër. Nuk funksionon më, duhet bashkim forcash,”- tha Rama.
Gjatë prezantimit të programit IPARD III i cili do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare, u vërejt edhe mungesa e deputetit Erion Braçe. Ky i fundit pasi u largua nga detyra si zv.kryeministër i është dedikuar çështjes së fermerëve duke mos i kursyer edhe përplasjet me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca në Kuvend dhe kudo që janë përballur.