LIVE UPDATES
Politike

Meloni mbron Ramën kundër "Report", “Il Fatto Quotidiano”: Shqipëria e pikturuar si narko-shtet

Sot gjërat kanë ndryshuar edhe për Giubilei, i cili flet për një “rezultat të rëndësishëm” sa i takon marrëveshjes me Tiranën. Me pak fjalë, nëse në mes të pandemisë ai pretendonte se nga Tirana kishte ardhur një “Kalë Troje” si dhuratë, sot nuk e bën më.

28 Prill 2024, 21:02 Nga N.F
Meloni mbron Ramën kundër "Report", “Il Fatto
Rama dhe Meloni

ITALI- Gjatë fjalës së saj në tubimin e partisë “Fratelli d’Italia” në Pescara, duke folur për emigracionin, kryeministrja Giorgia Meloni iu rikthye marrëveshjes së bërë me Shqipërinë për ngritjen atje të dy qendrave për emigrantët, nën juridiksionin italian. Në themel, kryeministrja sulmoi emisionin “Report” në RAI3 i cili ditët e fundit ka transmetuar një reportazh për protokollin me Tiranën shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

“Kur bëmë një marrëveshje të hapur me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte atë nga socialistët evropianë. Në vend që ta falënderonte që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan”, – tha Meloni që më pas shtoi: “Edhe Tele-Meloni, ju e dini atë, e njihni Tele-Melonin? Ai krijoi një raportim për Shqipërinë në të cilin e portretizonte atë si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgoj solidaritetin tonë Ramës dhe gjithë popullit shqiptar” – tha ajo duke u pasuar nga një duartrokitje e gjatë.

Por pas një kontrolli që u bëmë lajmeve të kohëve të fundit, mund të themi se emisioni i Sigfrido Ranucci nuk arriti të ishte as origjinal. Kjo pasi që vitin 2020, kishte nga ata që e akuzonin Shqipërinë si narko-shtet, edhe në Itali. Atëherë nuk ishte emisioni “Report” apo ndonjë eksponent i së majtës. Në një artikull për “Il Giornale” të 2 prillit 2020, intelektuali i djathtë dhe presidenti i Fondacionit Tatarella, gazetari Francesco Giubilei, pretendonte se 30 mjekët e dërguar nga Tirana në atë kohë, për të mbështetur Italinë që po luftonte me pandeminë, ishin në realitet një operacion propagandistik nga qeveria e Edi Ramës.

Një qeveri “jokushtetuese” për shkak të “parregullsive në zgjedhje”, sipas deklaratave të presidentit të atëhershëm të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishin tezat e përdorura nga Giubilei. “Sipas ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha “Shqipëria është kthyer në një lloj diktature të bazuar në trafikun e drogës, një narko-shtet të vërtetë” – raportoi në atë kohë Giubilei, një tezë të cilën ai e shpjegoi edhe në profilin e tij në Facebook.

Një shkrimtar prodhimtar, në një moshë shumë të re Giubilei botoi librin “Giovinezza”. Në vitet e tij të mëvonshme ai i kushtoi një vëllim të tërë Giorgia Melonit, të cilën e quante “një prej liderëve politikë më të dashur nga italianët”. Ishte ende viti 2020, kur kreu i “Vëllezërve të Italisë” ende nuk kishte kërkuar duartrokitje për Ramën dhe nuk pretendonte në çdo rast miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sot gjërat kanë ndryshuar edhe për Giubilei, i cili flet për një “rezultat të rëndësishëm” sa i takon marrëveshjes me Tiranën. Me pak fjalë, nëse në mes të pandemisë ai pretendonte se nga Tirana kishte ardhur një “Kalë Troje” si dhuratë, sot nuk e bën më. Me gjithë respektin po japim më shumë detaje për atë që ai shkroi atëherë.

“Çdo vit në Shqipëri krijohet një fond miliarda dollarësh për pastrimin e parave të drogës edhe falë bashkëpunimit shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata drogë që eksportohen në Itali dhe Evropë. Kuptoni që për antimafien italiane, trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës”,  thuhet në artikull, duke cituar Berishën.

Ai nuk ishte i vetmi që mendonte kështu. “Sipas Fatos Lubonjës, një nga intelektualët kryesorë shqiptarë dhe ish-i burgosur politik për 17 vjet në regjimin komunist: “Ka një trekëndësh pushteti midis botës politike, ekonomike dhe të trafikut të drogës”. “Në Shqipëri mungojnë sistemet imune tipike të demokracisë. Pushteti është në duart e bandave, ka një ekonomi të paqëndrueshme dhe nuk ka perspektivë për të ardhmen” – shkroi Giubilei.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, në artikullin Giubilei ai shpjegon se Rama kishte në duar edhe drejtësisë. Dhe duke folur për një gazetar investigativ shqiptar që ka marrë kërcënime pikërisht për raportimin e trafikut të drogës, ai shton: “Duhet shumë guxim për të denoncuar publikisht logjikën dhe dinamikën e sistemit shqiptar”. Dhe në fakt, sot që Rama dhe Meloni janë miq të mëdhenj, Giubilei kujdeset të mos e bëjë këtë.

“Giorgia është e pabesueshme. Mund të themi se lindi një miqësi”, lexojmë në një nga intervistat e shumta që kryeministri shqiptar ka dhënë për shtypin italian muajt e fundit. “Por mbi të gjitha – përsërit Rama në disa raste – ajo është një politikane konkrete, larg të qenit një rrezik fashist”. Të paktën për këtë, Giubilei do të jetë në gjendje të gjejë guximin për të rënë dakord.

rama meloni itali rai 3

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes