LIVE UPDATES
Politike

Meta në përvjetorin e katërt të “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”: Kauza e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e vyer të Aleancës, duke përsëritur apelin për një ndërgjegjësim sa më të madh të opinionit publik dhe të dhuruesve vullnetarë që të mbështesin këtë nismë humane dhe fisnike për të përmbushur kërkesat e fëmijëve talasemikë.

15 Korrik 2022, 21:06 Nga I.A
Meta në përvjetorin e katërt të “Aleancës së
Ilir Meta

TIRANË- Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit takimi i 4-vjetorit të themelimit të “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”. Mësohet se në këtë ceremoni ka marrë pjesë dhe Presidenti Ilir Meta. Presidenti Meta vlerësoi kontributin e vyer të Aleancës, duke përsëritur apelin për një ndërgjegjësim sa më të madh të opinionit publik dhe të dhuruesve vullnetarë që të mbështesin këtë nismë humane dhe fisnike për të përmbushur kërkesat e fëmijëve talasemikë si dhe të gjithë pacientëve të tjerë shqiptarë, të cilët kanë nevojë jetike për gjak.

Fjala e Metës:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe institucioneve të pavarura, Të nderuar përfaqësues të shoqatave e forumeve, Të nderuar personalitete të fushës së shëndetit publik, Të dashur dhurues vullnetarë të gjakut. Është kënaqësi të jemi sot për të kremtuar një ditë të rëndësishme: Përvjetorin e katërt të themelimit të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, që do ta përshkruaja me dy fjalë: “Flaka e dashurisë dhe e solidaritetit, që nuk do të shuhet kurrë”. Nuk e keni jetuar të sotmen derisa të keni bërë diçka për dikë, që nuk mund t'jua kthejë kurrë”. – ka thënë shkrimtari anglez John Bunyan (Xhon Banjën) Mendoj që Aleanca me dhuruesit vullnetarë të gjakut e kanë bërë të vetën këtë thënie, me të gjithë filozofinë e saj, me aktin e tyre human të dhurimit të gjakut.

Të japësh pa marrë asgjë në shkëmbim-ky është thelbi i Aleancës sonë. Nuk do ta harroj se shtysën e parë për themelimin e kësaj Aleance e mora nga një personalitet që për fat të keq nuk është sot midis nesh, Musa Zenelaj, ish-Kryetar i Shoqatës së Talasemikëve. I jam mirënjohës z. Zenelaj, jo vetëm sepse me dedikimin e tij më nxiti të themeloja Aleancën për Dhurimin e Gjakut, por edhe pse, përpjekjet e tij të vazhdueshme, për të ndihmuar të sëmurët talasemikë dhe për t’jua përmirësuar jetën, janë të pasqyruara më së miri, tek mbesa e tij Ermela, që sapo është bërë nënë dhe ndodhet këtu bashkë me vogëlushin e saj. Aleanca për Dhurimin e Gjakut u krijua pikërisht për të ndihmuar fëmijë apo të rinj talasemikë, si Ermela dhe shumë të tjerë, që, jo për faj të tyre, kanë lindur talasemikë dhe që kanë nevojë të vazhdueshme për gjak. U krijua për të ndihmuar pacientë të tjerë, që kanë nevojë për gjak, për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, të traumave të ndryshme, të komplikacioneve gjatë lindjes apo për shkak të aksidenteve. 

U krijua për të nxitur kulturën e dhurimit të gjakut, nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të shoqërisë sonë, por edhe për të nxitur vullnetarizmin e solidaritetin, duke ju drejtuar kryesisht të rinjve dhe të rejave. Arsyet pse e themeluam këtë Aleancë janë po aq të vlefshme edhe sot, dhe ne do të vazhdojmë akoma më shumë të punojmë për t’i përmbushur ato. Arritjet e këtyre 4 viteve na dëshmojnë një punë të jashtëzakonshme, impenjim dhe përkushtim në rritje të dhuruesve vullnetarë e të përhershëm të gjakut.

Është punuar shumë e në mënyrë të vazhdueshme për të ndryshuar mentalitetin për dhurimin e gjakut dhe për të shtuar të rinjtë si dhurues vullnetar e të përhershëm. Ndihem krenar dhe falenderues për mijëra të rinj e të reja, disa prej të cilëve janë sot këtu, që i janë bashkuar kauzës sonë duke u bërë dhurues të përhershëm, sidomos në momentet më të vështira dhe delikate. Është dhënë ndihma e jashtëzakonshme nga Aleanca veçanërisht në momente të vështira, si stina e verës apo situata emergjente e Covid-19. Nga të gjitha institucionet shëndetësore u pranua se, vera e vitit 2018, viti kur filloi aktivitetin Aleanca, ishte vera e parë pa probleme serioze në mungesa gjaku.

Po ashtu gjatë pandemisë Covid-19, Aleanca dha një ndihmë të jashtëzakonshme në furnizimin me gjak për fëmijët talasemikë dhe për rastet e urgjencës, përmes mobilizimit, kryesisht të të rinjve, që dolën dhe dhuruan, kur të gjithë ishin të mbyllur në shtëpitë e tyre nga virusi i rrezikshëm. Asgjë nga këto që përmenda nuk do të ishte arritur pa punën, impenjimin, përkushtimin e mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Aleancës. Prandaj falenderoj nga zemra të gjitha shoqatat, institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, bashkitë, organizatat rinore dhe personalitetet, që janë pjesë e Aleancës dhe që kanë dhënë kontribut për të, gjatë këtyre katër viteve. Falenderoj në mënyrë të veçantë komunitetet fetare, komunitetet e të huajve, shoqatat dhe individët e shumtë, që edhe pse nuk kanë qenë pjesë zyrtare e Aleancës kanë dhënë kontribut vazhdimisht.

Ky është aktiviteti i fundit me Aleancën për Dhurimin e Gjakut,  në funksionin tim si President i Republikës, por aspak i fundit si qytetar i angazhuar i këtij vendi. Në të gjithë karrierën time të ardhshme, do të vazhdoj të kontribuoj si dhurues i gjakut i përhershëm dhe si promovues e mbështetës i bindur i kësaj kauze shumë të rëndësishme humane.  Do të vazhdoj të punoj fort për mobilizimin e të rinjve e të rejave për t’i bërë ata, brezin e ri të dhuruesve vullnetarë e të përhershëm; për politika më të mira nxitëse, mbështetëse e inkurajuese për dhuruesit familjarë, për t’i kthyer ata në dhurues të përhershëm të gjakut dhe për ngritjen e një rrjeti të gjerë solidariteti për dhurimin e gjakut në gjithë Shqipërinë, në bashkëpunim me të gjithë anëtarët e Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Sepse siç ka thënë Mahatma Gandhi: “Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është të humbasësh veten në shërbim të të tjerëve!”

ilir meta

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë