Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se transformimi digjital është tashmë një domosdoshmëri për sektorin bujqësor, përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, rritjen e kostove të prodhimit, konkurrencën në treg dhe nevojën për përmbushjen e standardeve europiane.
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi “YLLI”-n, asistentin e parë virtual të fermerit shqiptar të bazuar në Inteligjencën Artificiale, pjesë e Portali të Fermerit. Eventi “Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030 – Nga Strategjia te Bujqësia Inteligjente”, mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, universiteteve, pushtetit vendor, fermerëve dhe sipërmarrjeve inovative, me fokus transformimin digjital të sektorit bujqësor dhe zhvillimin e bujqësisë inteligjente në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, ministri Salla theksoi se transformimi digjital është tashmë një domosdoshmëri për sektorin bujqësor, përballë sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, rritjen e kostove të prodhimit, konkurrencën në treg dhe nevojën për përmbushjen e standardeve europiane.
“Bujqësia Digjitale për Shqipërinë 2030 nuk është thjesht një vizion strategjik, por një program konkret transformimi për mënyrën se si prodhojmë dhe zhvillojmë bujqësinë shqiptare në vitet që vijnë. Objektivi ynë është i qartë, të ndërtojmë një bujqësi më produktive, më konkurruese, më të formalizuar, më transparente dhe më të integruar me Bashkimin Europian”, u shpreh ministri.
Në qendër të këtij transformimi qëndron fermeri. Portali i Fermerit, një platformë digjitale, do t’u mundësojë fermerëve të aplikojnë online për skemat mbështetëse, të aksesojnë informacion agronomik, të monitorojnë parcelat bazuar në të dhëna meteorologjike dhe të marrin orientim për tregun.
Një nga risitë kryesore të portalit është “YLLI”, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptar, i ndërtuar mbi Inteligjencën Artificiale dhe i aftë të komunikojë në gjuhën shqipe.
“Sot jemi duke prezantuar një nga elementët që do të jetë asistenti i çdo fermeri në çdo telefon. ‘YLLI’ është asistenti i parë dixhital i fermerit shqiptar, i bazuar në inteligjencën artificiale. Ai është gjithmonë gati për të ofruar asistencë të menjëhershme dhe praktike për fermerët, duke dëgjuar, komunikuar dhe kthyer përgjigje në kohë reale në gjuhën shqipe”, deklaroi Salla.
Ministri bëri të ditur se përmes portalit do të publikohen në kohë reale edhe çmimet e tregjeve dhe të pikave të grumbullimit, duke rritur transparencën dhe orientimin për fermerët.
“Përmes aplikacionit, fermerët do të mund të orientohen, të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin dhe të marrin çdo informacion të nevojshëm në nivel kombëtar. Duke pasur parasysh problematikat dhe ankesat e fermerëve në raport me pikat e grumbullimit, nga ky moment do të jenë online edhe çmimet e publikuara nga këto pika”, theksoi ai.
Salla nënvizoi se digjitalizimi do të shtrihet edhe në monitorimin e parcelave përmes sensorëve inteligjentë, të cilët do të ofrojnë informacion në kohë reale për vaditjen, plehërimin, kushtet atmosferike dhe ndërhyrjet e nevojshme në kulturat bujqësore.
“Po u japim mundësi fermerëve të kenë në kohë reale të gjithë informacionin e duhur nëpërmjet telefonit dhe aplikacionit që do të vëmë në dispozicion, por edhe nëpërmjet sensorëve që do të tregojnë kur duhet të vadisim, kur duhet të plehërojmë dhe kur duhet t’u shërbejmë mbjelljeve”, tha ministri.
Gjatë aktivitetit, ministri Salla vuri theksin edhe te roli i të rinjve dhe inovacionit në zhvillimin e bujqësisë moderne.
“Ne duam që të rinjtë shqiptarë ta shohin bujqësinë jo si një sektor pa perspektivë, por si një sektor ku inovacioni, teknologjia, start-up-et dhe mundësitë e reja ekonomike të jenë pjesë e përditshmërisë së saj”, u shpreh ai.
Në përfundim, ministri falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet që kontribuojnë në këtë proces, duke theksuar se objektivi për vitin 2030 mbetet ndërtimi i një bujqësie shqiptare më moderne, më inteligjente, më konkurruese dhe plotësisht të orientuar drejt së ardhmes europiane.
Në përmbyllje të aktivitetit, u realizua një demonstrim live i funksionaliteteve të Portalit të Fermerit nga fermerja Manjola Hafizi, e cila merret me kultivimin e mjedrës që prej vitit 2015. Përmes platformës, ajo kërkoi në kohë reale informacion mbi Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026, aplikimet për të cilën janë hapur së fundmi, duke ilustruar në praktikë mënyrën e funksionimit të portalit dhe shërbimet që ai ofron për fermerët.
Demonstrimi solli konkretisht transformimin e vizionit të bujqësisë digjitale në një mjet të përdorshëm për fermerët, ku “YLLI”, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptar, bashkëbisedoi në kohë reale me Manjolën, duke treguar se sa e thjeshtë është për një fermer të hyjë në platformë, të kërkojë informacion dhe të marrë përgjigje të menjëhershme në gjuhën shqipe për nevojat e aktivitetit të tij bujqësor./Dosja.al
Edi Rama dhe Alexis Tsipras TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ish-kryeministrit grek Alexis Tsipras lidhur me reagimet p...
Kujtim Cakrani TIRANË- Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka treguar momentin kur ish-presidenti u njoftua për vdekj...
Skënder Hita VLORË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka prezantuar drejtorin e komanduar të Policisë së...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi n&e...
Arlind Qorri TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Kryemadhi, n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në përpërjen e Këshillit Kombëtar t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe ...
Ilir Meta SKRAPAR- Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit Ilir Meta ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se Meta ka ndërruar...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e sotme nuk do të zhvillojë Foltoren e pë...