LIVE UPDATES
Politike

Ministri Enea Karakaçi inspekton nënstacionin “Tirana 3”: Investim shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës 

Ai tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfw.

22 Prill 2026, 15:18 Nga E.d
Ministri Enea Karakaçi inspekton nënstacionin “Tirana
Enea Karakaçi

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka zhvilluar ditën e sotme një inspektim në nënstacionin elektrik “Tirana 3”, ku dhe ndoqi ecurinë e punimeve e tij.

Ai tha se ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfw.

Karakaçi u shpreh se nënstacioni i ri është ndërtuar në një zonë ku më parë nuk ka pasur infrastrukturë të tillë dhe përfshin tri linja transmetimi 110 kV që lidhen me nënstacionet e Traktorave, Selitës dhe Farkës.


Enea Karakaçi: Kënaqësi të isha sot me përfaqësues të Ministrisë Gjermane, ambasadën Gjermane dhe përfaqësues të Kfë, në punimet dhe ecurinë e punimeve të këtij nënstacioni shumë të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës. Jemi në nënstacionin Tirana 3, i cili përmban punimet ndërtimi i nënstacionit të ri, në një zonë jeshile që nuk ka pasur nënstacion më para dhe me tre linja 110kV që dalin nga këtu dhe lidhen me nënstacionin e Traktorave, nënstacionin e Selitës dhe nënstacionin e Farkës. Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfë i cili në fakt në vazhdën e investimeve dhe bashkëpunimeve shumë të mira me Operatorin e Sistemit të Transmetimit edhe përsa i përket linjave të tjera të intekonjeksionit, siç është ajo e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut e cila nga pjesa e palës shqiptare është rreth 86% të punimeve të kryera.

Po ashtu kemi projekte të tjera me këtë bankë të rëndësishme gjermane që lidhen me dixhitalizimin e OST, por edhe me pjesën unazore të Tiranës përsa i përket linjave të transmetimit. Me këtë bankë, po ashtu, një element shumë i rëndësishëm përsëri për sigurinë energjetike të Tiranës kemi ndërtimin e nënstacionit të ri të Kamzës që i jep përsëri një siguri furnizimi mjaft të madhe qytetit të Tiranës. Pse është i rëndësishëm ky investim?! Të gjitha investimet që ne po bëjmë për qytetin e Tiranës, pasi qyteti i Tiranës është qyteti që ka ritmin e ndërtimeve dhe të investimeve më të mëdha dhe patjetër ne duhet ti përgjigjemi me siguri energjetike dhe me cilësi furnizimi mjaft të lartë.

Mjafton të prek këtu disa investime shumë të rëndësishme që ne jemi duke bërë në Tiranë, siç është nënstacioni i Qendrës, që do të jetë një nënstacion i ri nëntokësor, në qendër të qytetit. Nënstacioni i Zogut të Zi. Kemi një nënstacion të ri në Kinostudio dhe po ashtu investimi që po bën Operatori i Sistemit të Transmetimit, përsa i përket linjës Tirana 1, Zogut të Zi dhe të gjitha investimeve të tjera në Transmetim dhe në Shpërndarje. Të gjitha këto investime janë shumë të rëndësishme, pasi qytetin e Tiranës e kthejmë në një siguri shumë të lartë energjetike, ulim humbjet, por edhe minimizojmë çdo kohë të uljes së defekteve apo çdo lloj shqetësimi që mund ti krijojmë qytetarëve.

Të gjitha këto investime janë në linjë të drejtë me të gjitha investimet që ne po bëjmë në Shqipëri, përsa i përket jo vetëm uljes së humbjeve, por investime në zona turistike, bregdetare, duke filluar që nga bregdeti Adriatik në bregdetin Jonian, por dhe investime të rëndësishme që po bëjmë në Alpet e Shqipërisë dhe në çdo qytet ku kemi patur problematika në të shkuarën. Një falënderim i rëndësishëm është edhe njëherë për partnerin tonë të palës gjermane Kfë, për të gjithë investimin dhe për të gjithë bashkëpunimin shumë të mirë në sektorin energjetik./Dosja.al

enea karakaçi tirana ost

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj