Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës theksoi se procesi ka kaluar nëpër disa etapa diskutimi në institucionet europiane, ndërsa informacioni mbi këto zhvillime ka munguar në komunikimin zyrtar.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, tha se zhvillimet e fundit në këtë drejtim nuk janë bërë publike për qytetarët. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lideri i opozitës theksoi se procesi ka kaluar nëpër disa etapa diskutimi në institucionet europiane, ndërsa informacioni mbi këto zhvillime ka munguar në komunikimin zyrtar.
"Për ta shpjeguar më qartë, u them qytetarëve ta dinë se nga fillimi i muajit mars gjer sot, për procesin e integrimit të Shqipërisë janë organizuar në Bruksel një seri takimesh dhe mbledhjesh. Të gjitha të mbajtura fshehurazi nga qeveria, ndonëse përfaqësuesi i saj ka qenë aty. Të gjitha të mbajtura fshehurazi ndaj opozitës, ndaj qytetarëve. Në të gjitha, pa përjashtim, është debatuar gjerësisht për shkarjen e rëndë mbrapa, për aferën Balluku, AKSHI dhe afera të tjera. Kjo është e vërteta. Në të gjitha këto takime nuk është arritur ujdia apo konsensusi që të kalojë raporti IBAR, një raport i ndërmjetëm, jo përfundimtar.
Jo, po këto nuk mund t’u thuhen shqiptarëve, u mbahen sekret, paçka se ka të bëjë direkt me ta. Shqiptarëve nuk u thuhet se në 6 mbledhje gjer tani, të atij institucioni që vlerëson pikërisht këtë raport, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje. Dhe nuk është votuar, nuk është rënë dakord të votohet raporti që u votua për Malin e Zi që në fillim të marsit, të dyja ishin në të njëjtën mbledhje. Shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar, fakti se vendet anëtare kundërshtuese të votimit të raportit erdhën gjithnjë duke u shtuar. Shqiptarëve u fshihet fakti se- që përbën një zhvillim pozitiv për mua, presidenca ndryshoi raportin dhe kërkesat, pikërisht për t’u përshtatur me kërkesat që paraqitën vendet anëtare ndaj Shqipërisë.
Po, po, u ndryshua raporti. Këto u fshihen nga Edi Rama dhe lobistët korruptivë të tij. Shqiptarëve u fshihet fakti se sot me kalendar ishte përcaktuar konferenca ndërqeveritare, e cila nuk u mbajt. Dhe preokupimi i lobistëve nuk është se shqiptarët nuk dinë asgjë për këto, por përkundrazi se nuk duhet të dinë për këto sepse do të sulmojnë Edi Ramën. Unë u bëj thirrje vendeve anëtare të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian dhe Presidencës, të marrin çdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent për shqiptarët. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe vetëm transparencë.
Për hir të të vërtetës, që ta dinë shqiptarët, qeveritë përreth publikojnë fill mbrapa të gjitha zhvillimet që ndodhin në Bruksel për vendet e tyre, nuk i fshehin. Por dhe lobistët e korruptuar kanë preokupimin e madh se mos keqpërdoren, nuk është problem se shkelmohen normat dhe të gjitha, po se mos keqpërdoren kundër kryekorruptorit Edi Rama. Ne jemi këtu për transparencë. Ne si opozitë qëndrojmë të palëkundur absolutisht në objektivin tonë në integrimin e Shqipërisë në BE. Por ne theksojmë edhe njëherë, dhe do insistojmë dhe zërin tonë do ta ngremë në të gjitha instancat që ky duhet të jetë një proces transparent i bazuar në meritë dhe jo në lobim korruptiv," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do të nisë menjëherë përgatitjet p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një moment vendimtar dhe se reagimi qytetar ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë qytetarët që morën pj...
Lili Sula TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula ka deklaruar se gjendja e arsimit parauniversitar në Shqi...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur sot në Gjykatën e Posa&cced...
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Me anë të një reagi...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nëse shkojnë në zgjedhje të reja për shkak t&eum...
Rama dhe Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me homologun grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë...
Majlinda Bufi TIRANË- Avokatët e Majlinda Bufit, kryetares së Bashkisë Roskovec janë gjobitur me 10 mij&...
Edi Rama, Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare. Paraditen e sotme, Rama...