LIVE UPDATES
Politike

Berisha: 130 milionë euro janë vjedhur në djegësin e Tiranës, 130 milionë euro u vodhën edhe në aeroportin e Vlorës

Konkretisht, Kryedemokrati u ndal te inceneratori i Tiranës dhe aeroporti i Vlorës, për të cilat tha se paraqesin ngjashmëri në mënyrën e ndërtimit dhe kontraktimit.

22 Prill 2026, 14:23 Nga E. D
Berisha: 130 milionë euro janë vjedhur në djegësin e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, është ndalur te ajo që e cilësoi si përmasa në rritje të aferave korruptive në vend, duke i lidhur këto me projekte të mëdha publike. Konkretisht, Kryedemokrati u ndal te inceneratori i Tiranës dhe aeroporti i Vlorës, për të cilat tha se paraqesin ngjashmëri në mënyrën e ndërtimit dhe kontraktimit.

"Përndryshe, siç jeni dëshmitarë, përmasat e aferave korruptive të qeverisë bëhen çdo ditë e më të mëdha. Ju e dëgjuat, dhe dua të falënderoj me përzemërsi gazetarët investigativë, çfarë gjetën? Gjetën që aeroporti i Vlorës është identik me djegësin e Tiranës. Është firmosur kontrata në prill, në një kohë kur sipërmarrja është krijuar në maj. Dhe kjo me direktivë dhe firmë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. E kuptoni? Është firmosur kontrata me kompanitë e ndërtimit dhe projektimit në prill, ndërkohë që kompania fituese e garës është regjistruar dhe themeluar në maj. Imagjinoni çfarë gare ka pasur.

Po çfarë janë aty? E ka edhe ajo një ngjashme me djegësin e Tiranës. 130 milionë janë paratë e vjedhura në djegësin e Tiranës, 130 milionë janë paratë e vjedhura në aeroportin e Vlorës. Çdo vit, sipas kontratës, koncesionarit do t’i paguhen nga taksat e shqiptarëve 10 milionë euro për 13 vite rresht biletat e munguara. Po nuk ka toka horra si këta që të vjedhin popullin në këtë mënyrë. Firmosin tani 10 milionë euro në vit. Pra aeroporti që është kontraktuar për 120 apo 110 milionë euro, do të shfrytëzohej nga koncesionari për 35 vite, do merrte paratë e të gjithë biletave përveç 10 milionëshit shtesë nga qeveria. Prandaj ndodh kjo që shihni ju, kjo që shohin shqiptarët, që njëherë del vëllai i Taulantit, Valon Ademi. Klonim.

Njëherë kapin Bexhetin. Çfarë është ajo? Aty është gjithçka se Edi Rama, Lubi Balluku, Taulant Balla duan të marrin 130 milionë euro që kanë firmosur në mënyrën më kriminale, më korruptive. Po si mund të japësh 10 milionë euro për bileta të munguara? Po zvogëloje aeroportin, kjo ka ndodhur. Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj kanë thënë jo, aeroporti të ndërtohet me 30 milionë dhe të shtohet me shtimin e punës edhe kapaciteti. Këta jo, më i madhi në Ballkan, dilte Lubia, e keni parasysh apo jo. Po këta vjedhin.

Këta vjedhin 100 fishin e Enver Hoxhës. Ai i kishte pa tjetër pa problem, po të marrësh shpenzimet e tij dhe të gjithë Byrosë Politike në 45 vite nuk bëhen as gjysma e vjedhjeve të Lubi Ballukut. Do ta bëj Aleksandri edhe këtë, aeroporti më i madh në Ballkan, thoshte, se më duheshin 10 milionë euro në vit. Dhe tani në gjyq, Skapi në një anë, Taulanti në anën tjetër, Lubia në anën tjetër, gjykata në anën tjetër. Atëherë çfarë duhet të bëjnë qytetarët? Duhet të pranojmë të vidhemi në këtë mënyrë të poshtërohemi në këtë mënyrë apo të ngrihemi?
Urdhëroni se çfarë ndodh," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj