LIVE UPDATES
Politike

Financimet e partive, Celibashi: Me sistemin e ri deklarimet do bëhen online

Celibashi u ankua duke thënë se partitë politike, dërgojnë vetëm raportime në formë shkresash sa i përket financimit duke vështirësuar punën e KQZ-së për t'i analizuar.

19 Shtator 2022, 10:41 Nga A.B
Financimet e partive, Celibashi: Me sistemin e ri deklarimet do bëhen
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ditën e sotme se partitë politike në vend, nga sot e tutje do të raportojnë online për financimet e tyre. Gjatë mbledhjes së sotme, e cila u zhvillua me stafin e KQZ-së, zyrtarët e financave të partive politike, si dhe shoqërinë civile, Celibashi tha se kjo masë do të zhvillohet lidhur me digjitalizimin e raporteve të financimit të partive politike.

Ai u ankua duke thënë se partitë politike, dërgojnë vetëm raportime në formë shkresash sa i përket financimit duke vështirësuar punën e KQZ-së për t'i analizuar.

'Raportimi kryhet vetëm në letër, vetëm ndonjëherë në mënyrë sporadike KQZ merr informacion në rrugë digjitale. Harxhojmë shumë kohë dhe energji për analizimin e këtyre raporteve dhe në fund shumë pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive. Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palët e interesuara të marrin lehtësisht çdo të dhënë që përfitohet nga financimet e partive politike. Sipas mendimit tim, do të ishte e dobishme nëse këto raporte do të mund të aksesoheshin edhe online në platformën që do ndërtohet.'- u shpreh ndër të tjera Celibashi. 

FJALA E PLOTË:

Të nderuar pjesmarrës. Në takimin e qershorit të këtij viti në kuadër të prezantimit të projektit të IDEA dhe Qendrës për Sundim të Ligjit në Finland, mbi transparencën në financimin e partive politike, ne diskutuam mbi situatën aktuale të financimit të partive politike, si përsa i përket kuadrit ligjor në fuqi, ashtu edhe përsa i përket problematikave të verifikuara në praktikë.

Gjerësisht u dakordësuam se i gjithë sistemi i financimit të partive politike ka nevojë akoma për përmirësime. Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë.

Këto si për aktivitetin e tyre periodik vjetor, ashtu edhe për fushatat zgjedhore.

Gjithashtu u dakordësuam që këto ndryshime duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median digitale dhe në rrjetet sociale.

Interesi i shumë aktorëve, por më së pari i publikut për një trasparencë më të madhe dhe në kohë reale mbi financimin e partive politike në përgjithësi dhe të fushatave të tyre zgjedhore në vecanti, ishte gjithashtu një nga konkluzionet e diskutimeve në tryezën e qershorit.

KQZ prezantoi në atë tryezë objektivin e saj për të digitalizuar për aq sa është e mundur dhe e dobishme sistemin e raportimeve financiare të partive politike dhe të subjekteve zgjedhor. Përfshi këtu edhe procesin e publikimit, të konsultimit dhe të analizimit të këtyre raporteve.

Ne besojmë se ky aspekt teknik i sistemit të financimit të partive, është i lidhur drejtëpërsëdrejti me rritjen e transparencës në këtë çështje të rëndësishme dhe rrjedhimisht me standartin e procesit zgjedhor.

Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm se proçesi i digitalizimit të raportimeve financiare të partive dhe të shqyrtimit e të vlerësimit të tyre nuk është një sipërmarrje e lehtë. Kërkohet kohë, ekspertizë dhe buxhet për ta realizuar atë.

Aktualisht raportimi financiar është një proces i cili kryhet tërësisht me letër.

Vetëm në mënyrë sporadike KQZ përfiton ndonjë të dhënë në formë digjitale. Mënyra aktuale e raportimit ofron shumë pak mundësi për aktorë të interesuar që të marrin informacione të

3 plota mbi të dhënat që bartin raportet financiare të partive politike dhe/ose të subjekteve zgjedhorë.

E në vijim më pas harxhohet shumë kohë dhe energji për ti analizuar të dhënat që përmbajnë këto raporte. E në fund pak kuptojmë mbi problematikën e financimit.

Angazhimi konkret i IDEA dhe i Qendrës për Sundim të Ligjit në Finlandë për ta mbështetur KQZ në realizimin e sistemit të digitalizimit të raportimeve financiare të partive, do të na ndihmojë ne si institucion që, këtë objektiv ta arrijmë në kohë dhe me standartin më të mirë ndërkombëtar.

KQZ është plotësisht e hapur dhe fton atë pjesë të shoqërisë civile, apo edhe aktorë të tjerë të interesuar që janë të përfshirë në çështjet e financimit të partive, që të kontribuojn me mendimet dhe propozimet e veta në ndërtimin e këtij sistemi.

4 Sistemi i digitalizimit të raportimeve financiare të partive ka si qëllim uniformizimin e tyre, lehtësimin e procesit të raportimit për raportuesit, qartësi në cfarë kërkohet të raportohet, qartësi në pasqyrimin e tyre, pasqyrimin në kohë reale dhe në mënyrë dinamike të të dhënave që raportohen (si për të ardhurat/donacionet, ashtu edhe për shpenzimet), akses për të gjitha palët përfshi edhe publikun për të konsultuar raportet dhe për të bërë vlerësime mbi to në kohë reale.

Sistemi duhet të ofrojë mundësinë që palë të interesuara (shoqëri civile, parti, etj) të marrin lehtësisht, qartë dhe në mënyrë të plotë çdo të dhënë që përfitohet nga raportimet financiare.

Në lidhje me këtë funksionalitet të fundit, është me rëndësi që subjektet e interesuara të kenë mundësi që të bëjnë analiza të ndryshme të të dhënave që bartin raportet financiare. Si ato vjetore, ashtu edhe ato të periudhës zgjedhore.

Sipas mendimit tim, për analizimin e të dhënave të raporteve dhe sipas rastit krahasimin e është me dobi nëse ato të mundet të bëhen edhe direkt online në platformë. Kjo të paktën për të dhëna kryesore që përmbajnë raportet financiare të partive.

5 Përndryshe në rastin e analizimit më të thelluar të të dhënave të këtyre raporteve, subjektet e interesuara mundet ti bëjnë ato duke ju dhënë mundësia për ti shkarkuar të gjitha të dhënat nga sistemi.

E me këtë rast është me rëndësi të themi që ne synojmë që ai (sistemi) të jetë i programuar i tillë që, ti japi mundësi të interesuarëve që të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme dhe lehtësisht të përpunueshëm.

Sistemi, apo moduli digjital i raportimeve financiare në tërësi dhe përmbledhtas do të ketë tre komponent, apo aspekte të cilët do të adresohen:

procesin e raportimit (me të gjithë eelementët) nga partitë dhe subjektet;
procesin e auditimit dhe të vlerësimit nga KQZ;
procesin e publikimit, dhe aksesit nga subjekte të interesuar.
6 Stafi përkatës në KQZ prej kohësh ka filluar nga puna për të dizenjuar termat teknik dhe rrjedhën logjike të procesit të raportimit financiar, të kontrollit dhe auditimit nga KQZ dhe të publikimit të të dhënave.

IDEA dhe Qendra për Sundimin e Ligjit në Finland, prezantojnë sot draftin e asaj se si mundet të ndërtohet sistemi digjital i raportimit financiar të partive politike dhe subjekteve zgjedhorë.

E vlerësoj si serioz dhe profesional dokumentin në fjalë.

Kjo tryezë, por jo vetëm kjo, është një mundësi edhe për aktorë të tjerë të japin edhe ata kontributin e tyre në lidhje me përmirësimet teknike të mundëshme që mundet ti bëhen këtij dokumenti dhe rrjedhimisht sistemit digjital të raportimit të financimit të partive të cilin KQZ synon ta ndërtojë.

ilirjan celibashi lobingu rus ne shqiperi

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë