Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Berisha merr pjesë në homazhe për regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare
Lideri i opozitës ka lënë një shënim në kujtim të regjisorit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
2 Shtator 2025, 11:50Nga E. D
Sali Berisha dhe Liri berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti. Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.
Lideri i opozitës ka lënë një shënim në kujtim të regjisorit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.