11 Prill 2023, 10:54
Nga A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas shtyrjes së seancës nga Gjykata Kushtetuese për operacionin për ndërtimet pa leje me VKM. Duke e cilësuar si një zvarritje me dashje nga Qeveria, Bardhi tha se ishte i padrejtë pretendimi i Kushtetueses për largimin e dy deputetëve, duke thënë se Alfred Rushaj dhe Grida Duma kanë qenë deputetë të grupit parlamentar.
‘Dy kolegë deputetë të cilët kanë qenë në funksion të detyrës. Kjo është taktikë për zvarritjen e çështjes. Grupi i PD e ka depozituar në tetor këtë ngjarje. Do duhej të kishim një gjykim për këtë çështje. Është fakt i njohur publik se PD ka më shume se 28 anëtare, pra është i gatshëm të dorëzoje firmat e posaçme. VKM që bëhet qëllimisht për të zvarritur procesin. Nëse Gjykata çmon për 28 firma të tjera, jemi gati të çojmë edhe 28 të tjera. Është fakt i njohur botërisht që dy deputetët kanë qenë në detyrë kur kanë vënë në lëvizje këtë çështje. Kjo është një ndër ato çështje ku për herë të parë në Kushtetuese, kryeministri i lejon vetes ku e kërcënonte institucionin. Uroj të mos jetë zvarritje për të fituar kohë.
Nuk pati vendim, Gjykata vendosi se do e marrë në shqyrtim në një kohë tjetër. Ne do i dorëzojmë shpjegimet tona me shkrim. Nga tetori deri tani ka kaluar shumë kohë për këtë vendim antikushtetues. Kryeministri ka guxuar t’i kërkojë GJK të mos lajthisë, ka ndërhyrë me autoritetin e tij presionin ndaj Kushtetues.’- tha Bardhi.
Seanca është shtyrë për më 26 prill, për shkak të dorëheqjes së dy deputetëve. Ishte përfaqësuesja e qeverisë ajo e cila kërkoi që çështja mos të merret në shqyrtim me argumentin se PD nuk ka numrin e duher të firmave, për shkak se Grida Duma dhe Alfred Rushaj, që kishin firmosur padinë, nuk janë më pjesë e PD-së./Dosja.al
gazment bardhi ndertimet pa leje gjykata kushtetuese
Politike
11 Prill 2023, 10:42
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e kanë gati planin për uljen e kostos së jetes...
Politike
11 Prill 2023, 09:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pagat për trupat e Forcave të Armatosura do të rritën drejt nivelit mesatar...
Politike
11 Prill 2023, 09:14
A.B
Edi Rama, Alice Taylor
TIRANË- Podkasti i radhës i kryeministrit Edi Rama ka të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor. Podkasti ‘Flas...
Politike
11 Prill 2023, 07:38
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vënë theksin te shtresa që pë...
Politike
10 Prill 2023, 23:58
k.m.
Roland Bejko
TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko tha se beson se do e mund kryebashkiakun e Tira...
Politike
10 Prill 2023, 23:38
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka ...
Politike
10 Prill 2023, 23:26
k.m.
Lajla Përnaska
TIRANË- Kandidatja për kryetare të bashkisë së Tiranës, Lajla Përnaska ka treguar pse ka zgjedhur p...
Politike
10 Prill 2023, 23:14
k.m.
Edmond Spaho dhe Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është...
Politike
10 Prill 2023, 23:08
k.m.
Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë!" në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Bo&cced...
Politike
10 Prill 2023, 21:53
k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar shtrimin e asfaltit në rrugët e kryeqytetit dhe jo...