LIVE UPDATES
Politike

'Dhunë dhe ofendime.... nuk e kuptoj se çfarë japin'/ Ndriçim Xhepa i shqetësuar për emisionet: Disa janë abuzuese, arrijnë në fyerje

Aktori tha se televizionet sot po japin një frymë të keqe, larg sensit qytetar dhe kulturor. 

17 Janar 2023, 20:57 Nga A.B
'Dhunë dhe ofendime.... nuk e kuptoj se çfarë japin'/
Komisioni

TIRANË- Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mbajt ditën e sotme një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të pozicionit vakant në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Nga 6 kandidatë, të pranishëm ishin Albert Minga, Genc Tomço, Ndriçim Xhepa, Rozeta Ferri dhe Plator Nesturi, ndërsa Majlinda Rama nuk u paraqit. Gjatë prezantimeve, është folur edhe për degradimin e ekraneve shqiptare përtej RTSH-së.

I pyetur nga kryetarja e komisionit Flutura Açka, se çfarë do të bënte për përmirësimin e situatës në RTSH, nëse do të ishte ai i përzgjedhuri, aktori Ndriçim Xhepa, tha se kishte dëshirë që të kishte më shumë emisione kulturore, për fëmijë dhe me mesazhe. Mirëpo, aktori preku dhe pjesën e 'errët' atë se televizionet sot po japin një frymë të keqe, larg sensit qytetar dhe kulturor. 

“Këtë 'qeveri' të vogël të RTSH, këtë Këshill Kombëtar  që e shikoj dhe si bord, mendoj të jetë në mbështetje dhe të atij drejtimi që ekziston në atë institucion. Sigurisht duke mbrojtur logjikën e, sepse ky komision dihet se është i ndarë në shifra partiake kaq këtej dhe kaq andej.  Do të shërbejë  edhe eksperienca ime e të qënit nëpër borde, sepse kam qenë në komisione të aprovimeve të skenarëve, filmave, festivalesh, në Akademi të Arteve në zgjedhje studentësh etj. Mendoj që RadioTelevizioni është një artileri e fortë e këtij vendi, pavarësisht se neve nuk na vjen mirë, që televizioni më duket më pak i shikueshëm se disa stacione private. Dhe do pak punë, duke filluar nga problemet e politikës. Unë nuk do mendoja që të ishte kaq ‘i mbytur’ saç janë disa stacione, fillon politika sot dhe mbaron të premten. Mund të kishte dy emisione shumë të vlefshme politike, që të gjendeshin nëse janë ata që s’janë të saktë dhe të thërriteshin që të ngulnin shikueshmëri. Pastaj do mendoja që edicionet e lajmeve të ishin më të shkathëta, më sportiv etj.,  po unë them se duhet të shihen shumë gjërat e karakterit kulturor.

Do të doja që stacioni nacional të mbushej më shumë sepse shihet në të gjithë vendin. Dhe kam përshtypjen se shihet më shumë në rrethe se sa në Tiranë. Sikundër shihet shumë në Diasporë. Duhet të kishte më shumë emisione kulturore, të kthehet emisioni i fëmijëve. Për mua kjo është të rritet cilësia. Sigurisht nuk do isha, dhe fatmirësisht nuk është prekur ky televizion nga disa emisione abuzuese që i kemi nëpër këmbë këto ditë. Që i japin një frymë shumë të keqe, një sens antiqytetar, antikulturor, antinjerëzor.... Jo më larg se të ndikuar nga kurioziteti, kemi në familje nga një që do të shikojë se çfarë do të bëhet sonte... Të karakterit deri në dhunë, deri në ofendime, deri në gjëra, që nuk e kuptoj ndonjëherë se çfarë japin. Se kam kuptuar akoma, ndoshta jam mbrapa, por kanë ca probleme të kësaj natyre që sipas meje s'duhet të jenë prezentë. Rinia po shkon drejt një fryme në sensin e humbjes së raporteve. Pra cilësia, çfarë do të bëhet dhe ndershmëria e janë kritere kyçe sipas meje te kushdoqoft pjesëtar”. u shpreh aktori Ndriçim Xhepa.

komisioni i edukimit dhe mjetet e informimit ndricim xhepa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet