LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në Kodin Penal/ PD: Shndërrohen në mjet frike, kriminalizon qytetarët dhe mbron kriminelët

Në një prononcim për mediat deputetja Elda Hoti deklaroi se projektligji rrit minimumet e dënimit, kufizon diskrecionin e gjykatës dhe krijon paqartësi juridike, duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

26 Janar 2026, 14:42 Nga I.A
Ndryshimet në Kodin Penal/ PD: Shndërrohen në mjet frike,
Elda Hoti

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar sot ndryshimet në Kodin Penal që pritet të miratohen ditën e nesërme në Kuvend. Në një prononcim për mediat deputetja Elda Hoti deklaroi se projektligji rrit minimumet e dënimit, kufizon diskrecionin e gjykatës dhe krijon paqartësi juridike, duke cenuar parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Sipas Hotit, ky projektligj e shndërron Kodin Penal nga një mjet mbrojtjeje të shoqërisë në një instrument kontrolli dhe frikësimi. Hoti shton se nga ndryshimet goditen qytetarët e zakonshëm, liria e shprehjes dhe e drejtën për protestë, ndërkohë që krimi i organizuar dhe korrupsioni qeveritar mbeten të paprekur. 

Deklarata e Plotë:

Edi Rama ka vendosur të kalojë nesër në Kuvend ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, të cilat përfshijnë masa të reja represive ndaj qytetarëve shqiptarë dhe medias. Edhe pse ky projektligj paraqitet si një nismë për përafrim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, në thelb përfaqëson një zhvendosje të rrezikshme drejt penalizimit disproporcional dhe kontrollit politik përmes ligjit penal.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, projektligji:
-ashpërson në mënyrë disproporcionale masat penale;
-rrit minimumet e dënimit dhe kufizon diskrecionin e gjykatës;
-krijon paqartësi juridike, duke cenuar parimet themelore të sigurisë juridike dhe proporcionalitetit.

Veçanërisht shqetësuese janë ndryshimet që lidhen me: nenin 120, i cili hap rrugë për kriminalizim të paqartë të sjelljeve dhe shprehjeve, duke krijuar rrezik real për abuzim dhe ndjekje selektive; nenin 237, i cili, përmes formulimeve të gjera dhe të paqarta, mund të përdoret si instrument ndëshkues ndaj protestës qytetare dhe mosbindjes civile; nenin 238, i cili forcon një qasje penale represive ndaj qytetarëve, duke zhvendosur balancën nga mbrojtja e rendit kushtetues drejt mbrojtjes së autoritetit politik.

Në kulmin e absurditetit juridik, këto ndryshime synojnë kriminalizimin e parkimit të dyfishtë me dënim deri në tre vite burg. Ky është një akt i rrezikshëm dhe i padrejtë, pa asnjë lidhje me sigurinë publike, por me zhvendosjen e vëmendjes nga dështimet reale të qeverisë. Në një vend ku mungojnë parkimet publike, ku urbanistika është shkatërruar nga ndërtimet pa leje dhe ku institucionet kanë dështuar të garantojnë hapësira funksionale qarkullimi, qeveria zgjedh rrugën më të lehtë: burg për qytetarët, amnisti për përgjegjësit. Sjellje tipike e një pushteti që nuk ndërton shtet, por kërkon të mbulojë paaftësinë e vet përmes frikës penale.

Është e papranueshme që një shkelje administrative të trajtohet si vepër penale, ndërkohë që korrupsioni i nivelit të lartë, zënia e trojeve publike dhe shkeljet e rënda urbanistike mbeten realisht të pandëshkuara. Kjo cenon drejtpërdrejt parimin e proporcionalitetit: nuk mund të barazohet një parkim i gabuar me vepra penale që rrezikojnë seriozisht rendin shoqëror. Ligji penal duhet të jetë mjeti i fundit i ndërhyrjes shtetërore, jo një instrument frike për të maskuar dështimin institucional. Në vend të ndërtimit të parkimeve, përmirësimit të infrastrukturës dhe zbatimit korrekt të ligjit administrativ, propozohet burgu. Kjo nuk është reformë, por një precedent i rrezikshëm që hap rrugën për kriminalizimin e përditshmërisë.

Edhe vetë Raporti i Konsultimit Publik dëshmon se një sërë komentesh profesionale dhe shqetësimesh thelbësore janë refuzuar, duke u shtyrë në mënyrë të papërgjegjshme për një “Kod Penal të ri”, ndërkohë që ndryshimet më problematike kërkohet të miratohen me urgjencë. Në tërësi, ky projektligj e shndërron Kodin Penal nga një mjet mbrojtjeje të shoqërisë në një instrument kontrolli dhe frikësimi, duke goditur qytetarët e zakonshëm, lirinë e shprehjes dhe të drejtën për protestë, ndërkohë që krimi i organizuar dhe korrupsioni qeveritar mbeten të paprekur.

Rritja e dënimeve penale nuk është reformë. Represioni penal nuk zëvendëson shtetin ligjor, institucionet funksionale dhe luftën reale kundër korrupsionit.
Çdo përpjekje për të forcuar pushtetin përmes frikës penale është e papranueshme dhe do të kundërshtohet me vendosmëri./Dosja.al

elda hoti pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet