LIVE UPDATES
Politike

REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

Edhe zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor 2025, nuk bënë përjashtim.

26 Janar 2026, 14:04 Nga E.d
REL: Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe
Foto ilustruse

Ndërsa disa qytetarë të Kosovës ankohen për çmime të larta dhe vështirësi për të përballuar shpenzimet mujore, të tjerë vazhdojnë t’i hapin kuletat sa herë që vendi hyn në fushatë zgjedhore.

Edhe zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor 2025, nuk bënë përjashtim.

Nga 10 deri në 2.000 euro - kaq dhuruan dhjetëra qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë për partitë më të mëdha politike në vend: Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi këtë muaj raportet e paaudituara të deklarimit financiar të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes rrjeteve sociale nga dy qytetarë që dhanë donacione për Vetëvendosjen, PDK-në dhe LDK-në, por, përkundër insistimit, asnjëri nuk pranoi të përgjigjej nëse gjesti i tyre ishte thjesht mbështetje e sinqertë politike, apo kishte ndonjë arsye tjetër.

Donacione që nuk janë gjithmonë mbështetje politike
Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ekspertëve të ekonomisë, dhënia e parave për partitë politike nuk buron gjithmonë nga bindja ideologjike.

Altin Ademi nga organizata anti-korrupsion “Çohu” thotë se, ndonëse një pjesë e qytetarëve kontribuojnë si shprehje e mbështetjes politike, mungesa e një tradite të qartë të profilizimit programor i bën këto donacione të perceptohen si investim për favore të ardhshme.

“Në një kontekst ku besimi institucional është i brishtë, donacionet mund të shihen edhe si mënyrë për të ruajtur afërsinë me pushtetin apo për të krijuar pritje për përfitime - të drejtpërdrejta ose indirekte. Për këtë arsye, dhënia e donacioneve nuk është gjithmonë shprehje e pastër e bindjes politike”, thotë Ademi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, vlerëson se motivet janë të ndryshme: nga pritjet për punësim në institucione publike deri tek “obligimi” ndaj partisë që i ka punësuar më herët.

“... e një grup më i vogël për shkak të lidhjes dhe besnikërisë ndaj liderit të partisë”, sipas tij.

Sa mblodhën dhe sa shpenzuan partitë?
Sipas raporteve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend, grumbulloi 36.680 euro nga donacionet e qytetarëve. Pjesën më të madhe të financimit, ajo e kishte nga buxheti i shtetit - rreth 567 mijë euro.

Por, shpenzimet e fushatës së saj arritën në rreth 992 mijë euro, ndaj partia mbeti me një borxh prej afro 388 mijë eurosh.

PDK-ja mblodhi mbi 25 mijë euro donacione nga qytetarët, si dhe 223 mijë euro kontribute në mallra dhe shërbime. Në total, kjo parti kishte rreth 248 mijë euro në dispozicion, ndërsa fushata i kushtoi rreth 272 mijë euro.

LDK-ja raportoi vetëm 7.750 euro donacione nga qytetarët dhe 15.790 euro kontribute - gjithsej 23.540 euro, ndërsa fushata i kushtoi rreth 203 mijë euro.

AAK-ja përfitoi vetëm 1.000 euro donacion nga një anëtar dhe 5.200 euro kontribute në mallra dhe shërbime, si dhe rreth 80 mijë euro nga buxheti i shtetit. Shpenzimet e fushatës i kishte mbi 61 mijë euro.

Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk raportoi as donacione e as kontribute, por shpenzoi rreth 334 mijë euro, prej të cilave 155 mijë i paraqiti si të hyra buxhetore.

Raporte që nuk pasqyrojnë realitetin?
Sipas Ademit dhe Misinit, vlerat e raportuara shpesh nuk reflektojnë gjendjen reale në terren.

“Ekziston rreziku që donacionet individuale të përdoren si mbulesë për burime të tjera financimi, përmes ndarjes së shumave të mëdha në donacione më të vogla ose përdorimit të personave të tretë”, paralajmëron Ademi.

Misini shton se praktika të tilla janë të pranishme në Kosovë dhe se përbëjnë rrezik serioz për integritetin e procesit zgjedhor.

“Forma më e zakonshme përfshin para të gatshme, pastrim të tyre, shpërndarje në emra të ndryshëm dhe depozitim në llogari të punëtorëve”, thotë ai.

Kjo, sipas Misinit, krijon edhe një varësi të fshehtë të politikave nga grupet e interesit, si dhe cenon transparencën dhe llogaridhënien.

Në këtë kontekst, të dy ekspertët thonë se financimi i partive politike mbetet një nga fushat më të ndjeshme për demokracinë në Kosovë.

Pa transparencë reale, mbikëqyrje institucionale dhe informim të vazhdueshëm të publikut, rreziku i ndikimit të grupeve të interesit mbetet i lartë, thonë ata.

Në raportin e vitit të kaluar të organizatës Transperency International vlerësohej se Kosova ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa më 2023, vendi u përmend në raport të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar.

Financimi i partive politike edhe në botë
Financimi i partive politike nga individë nuk është praktikë vetëm e Kosovës.

Në shumicën e demokracive perëndimore, qytetarët kanë të drejtë ligjore t’i mbështesin financiarisht partitë apo kandidatët që përfaqësojnë bindjet e tyre politike.

Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, individët mund të japin mijëra dollarë për kandidatët presidencialë, kongresistët apo partitë politike, ndërsa ligji u lejon edhe krijimin e të ashtuquajturave Political Action Committees (PACs), të cilat mund të mbledhin shuma shumë të mëdha për të mbështetur fushatat.

Edhe pse këto struktura janë ligjore, ato janë shpesh objekt kritikash, pasi donatorët e mëdhenj - biznesmenë, korporata apo individë me ndikim - mund të ushtrojnë presion jodirekt mbi politikat publike.

Në Kosovë, subjektet politike janë të obliguara me ligj që raportin financiar të fushatës ta dorëzojnë në KQZ jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

Sipas ekspertëve, sfida për vendin nuk është ndalimi i donacioneve, por ndërtimi i një sistemi ku çdo euro e dhënë për politikën, është e verifikueshme dhe e arsyetueshme për publikun.

Ky diskutim zhvillohet ndërsa Kosova, për gati një vit, funksionon me institucione në detyrë, pa stabilitet politik dhe pa vendimmarrje të plotë.

Për më tepër, rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit nuk janë certifikuar ende, pasi mospërputhjet serioze në votat për deputetë detyruan KQZ-në të urdhërojë rinumërim të plotë në të gjitha vendvotimet.

Kjo vonesë institucionale ndodh në kohën kur qytetarët përballen me inflacion dhe kosto gjithnjë e më të larta të jetesës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në dhjetor 2025 ishin mesatarisht 5.3% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024./REL

kosova  çmime të larta  partitë

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty